Plani i Rritjes, Shqipëria merr fonde të tjera nga BE-ja, por Kosova dhe Serbia nuk përfitojnë!
Në Tiranë ka nisur samiti BE–Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, me pjesëmarrjen e komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila bëri të ditur edhe mbështetjen financiare që BE do të japë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në fjalën e saj, Marta Kos bëri me dije se Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përparime në reforma dhe do të përfitojnë mbështetje financiare.
Ajo tha se Kosova, Serbia dhe Bosnja, duhet të bëjmë më shumë punë për të marrë fonde dhe për të vijuar me planin e rritjes.
Mali i Zi është shteti që do të përfitojë më shumë fonde nga BE me 81 mln euro, e ndjekur nga Shqipëria me dhe më pas Maqedonia e Veriut me 79 mln euro.
“Është kënaqësi që jam këtu sepse të gjithë së bashku do të hyjmë në vitin e fundit të planit të rritjes që u përpilua për të ndërtuar reforma të rëndësishme dhe të përgatiteni për anëtarësimin në BE. 3 shtete kanë bërë përparime, 3 shtete të tjera jo.
Mali i Zi ka vënë në zbatim 94% dhe do marr 81 mln euro. Shqipëria ka zbaruar 80% të reformave dhe do marrë 185.6 mln euro dhe Maqedonia e Veriut ka zbatuar 56% dhe do marr 70.9 mln euro
Ky plan kishte për qëllim rezultate dhe të ofroheshin fonde të tjera. Mali i Zi dhe Shqipëria do marr 15% nga plani i rritjes. Maqedonia do marr 10% më shumë.
Serbia, Komisioni nuk ka bërë asnjë pagesë
Ne kemi ofruar këshilla me listën studentore që të merren sa më shumë fonde.
Në Kosovë qeveria e re është mundësi e re për rrugëtimin e Kosovës drejt BE. Do të vij në Kosovë në fillim të dhjetorit se si ta çojmë më tej këtë proces
Bosnja dhe Hercegovina ka kohë që të marrë fonde. Institucionet të krijohen dhe Bosnja do marrë fondet e duhura.
Do të ofrojmë pjesëmarrjen tuaj në institucionet e BE. Me shumë kënaqësi pres të dëgjoj mendimet tuaja. Ballkani Perëndimor mund të përfitojë nga lidhjet e reja të transportit”, u shpreh Marta Kos.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.