☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.51 ▼1.24%
ARI 4,037 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,292 ▼ -1.6% ETH $2,326 ▼ -1.91% XRP $1.2929 ▼ -2.86% SOL $100.6300 ▼ -2.38%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.51 ▼1.24 % ARI 4,037 ▼0.35 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.51 ▼1.24 % ARI 4,037 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Policia do t’i intervistojë dy pronarë lokalesh në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për hetim lidhur me dyshimet për helmim nga ushqimi në Han të Elezit, ku dhjetëra qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore me simptoma të vjelljes dhe barkqitjes.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, sot rreth orës 13:40, Njësia e Hetimeve në Han të Elezit ka kontaktuar Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.

“Lidhur me rastin e raportuar, sot rreth orës 13:40, Njësia e Hetimeve në Han të Elezit ka kontaktuar prokurorin e shtetit dhe me urdhër të tij është inicuar rasti për hetim ‘Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë’”, ka deklaruar Veseli për Telegrafin.

Ai bëri të ditur se, në kuadër të hetimeve, do të intervistohen dy pronarë të dy lokaleve në qytetin e Hanit të Elezit.

“Si rrjedhojë do të intervistohen dy pronarë të dy lokaleve në qytetin e Hanit të Elezit, në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, tha Veseli.

Sipas Policisë, hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndërsa janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit.

Më herët gjatë ditës, institucionet shëndetësore kanë bërë të ditur se rreth 90 persona janë paraqitur në QKMF-në e Hanit të Elezit me simptoma të vjelljes dhe barkqitjes, ndërsa po hetohet nëse rastet lidhen me konsumimin e ushqimit në lokale të gastronomisë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.