☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $62,214 ▲ +2.43% ETH $1,631 ▲ +4.51% XRP $1.1387 ▲ +4.22% SOL $65.2500 ▲ +5.65%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Kronika

Policia: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba dhe detyrime administrative të papaguara

Policia e Shtetit ka ngritur alarm këtë të diel, 7 qershor, për një valë mesazhesh mashtruese që po qarkullojnë gjatë ditës së sotme, përmes të cilave qytetarëve u kërkohet të kryejnë pagesa për gjoba apo detyrime administrative të pretenduara si të papaguara.

Sipas njoftimit zyrtar, shumë qytetarë kanë raportuar pranë autoriteteve se kanë marrë SMS të dyshimta që përmbajnë pretendime për detyrime financiare ndaj institucioneve shtetërore.

Pas denoncimeve, strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik kanë nisur verifikimet dhe hetimet për identifikimin e personave që qëndrojnë pas kësaj skeme mashtrimi.

Gjatë ditës së sotme, shumë qytetarë kanë raportuar pranë Policisë së Shtetit se kanë marrë mesazhe mashtruese, nëpërmjet të cilave u kërkohet të kryejnë pagesa për masa administrative të pretenduara si të papaguara.

Menjëherë pas denoncimeve, strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit kanë nisur verifikimet dhe hetimet për identifikimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale“,thuhet në njoftim.

Policia sqaron se bëhet fjalë për një metodë mashtrimi të njohur si “Smishing”, ku përmes mesazheve telefonike qytetarët njoftohen në mënyrë të rreme për gjoba rrugore, detyrime të papaguara apo procedura administrative në pritje. Mesazhet përmbajnë lidhje që i drejtojnë përdoruesit në faqe interneti të falsifikuara, të krijuara për të imituar faqet zyrtare të institucioneve shtetërore.

Sipas hetimeve paraprake, qëllimi i autorëve është përvetësimi i të dhënave personale dhe bankare të qytetarëve, të cilat mund të përdoren më pas për transaksione të paautorizuara dhe vjedhje fondesh nga llogaritë bankare.

Policia thekson se marrja e një mesazhi të tillë nuk përbën rrezik në vetvete. Rreziku lind kur qytetarët klikojnë mbi lidhjen mashtruese dhe plotësojnë të dhënat e kartave bankare, kredencialet e internet banking-ut apo kodet e sigurisë të dërguara nga bankat.

Mesazhet dërgohen nëpërmjet një skeme mashtrimi kompjuterik të njohur si “Smishing”, ku pretendohet në mënyrë të rreme se qytetarët kanë detyrime të papaguara, gjoba rrugore ose procedura administrative në pritje. Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linke) që i drejtojnë përdoruesit në faqe interneti të falsifikuara, të ndërtuara për të imituar faqet zyrtare të institucioneve shtetërore.

Nga verifikimet paraprake rezulton se qëllimi i autorëve është përvetësimi i të dhënave personale dhe bankare të qytetarëve, të cilat më pas mund të përdoren për kryerjen e transaksioneve të paautorizuara dhe vjedhjen e fondeve nga llogaritë bankare“, njofton Policia.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos hapin lidhje të dyshimta, të mos ndajnë të dhëna personale apo financiare në faqe të paverifikuara dhe të verifikojnë çdo njoftim vetëm përmes kanaleve zyrtare të institucioneve përkatëse.

Në rast se dikush ka dhënë të dhënat bankare në një faqe të dyshimtë, Policia rekomandon kontaktimin e menjëhershëm të bankës dhe raportimin e rastit pranë organeve ligjzbatuese.

“Për këtë arsye, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve:

  • Të mos klikojnë në lidhje të dërguara nëpërmjet SMS-ve nga burime të panjohura ose të dyshimta;
  • Të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe interneti të paverifikuara;
  • Të mos ndajnë me askënd kodet e sigurisë, PIN-et apo kodet e autentifikimit të dërguara nga institucionet bankare;
  • Të verifikojnë çdo njoftim vetëm përmes kanaleve zyrtare të institucionit përkatës;
  • Të kontaktojnë menjëherë bankën e tyre në rast se kanë plotësuar të dhëna bankare në një faqe të dyshimtë;
  • Të raportojnë çdo rast të dyshuar pranë Policisë së Shtetit“, njofton Policia.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.