☁️
Tiranë 30°C · Vranët 21 July 2026
S&P 500 7,508 ▲0.87%
DOW 52,223 ▲0.74%
NASDAQ 25,832 ▲1.27%
NAFTA 84.46 ▲2.4%
ARI 4,089 ▲1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $66,311 ▲ +1.8% ETH $1,920 ▲ +1.43% XRP $1.1578 ▲ +4.03% SOL $77.7500 ▲ +0.44%
S&P 500 7,508 ▲0.87 % DOW 52,223 ▲0.74 % NASDAQ 25,832 ▲1.27 % NAFTA 84.46 ▲2.4 % ARI 4,089 ▲1.82 % S&P 500 7,508 ▲0.87 % DOW 52,223 ▲0.74 % NASDAQ 25,832 ▲1.27 % NAFTA 84.46 ▲2.4 % ARI 4,089 ▲1.82 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Kosova

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, s’pati telashe

Autoritetet e Kosovës kanë nisur këtë të martë aksionin për rrënimin e 11 vilave të ndërtuara ilegalisht në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, në zonën e Liqenit të Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut.

Aksioni, i cili po zhvillohet nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me mbështetjen e Policisë së Kosovës, ka kaluar pa incidente.

Shefi i Planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut, Erduan Baliqi, tha se policia ka qenë në terren vetëm për të garantuar sigurinë gjatë zbatimit të vendimit.

“Ajo çfarë mund të deklarojmë është se nga orët e mëngjesit kemi asistuar për ‘Ibër-Lepencin’. Këtu jemi për shkaqe sigurie, ndërsa ‘Ibër-Lepenci’ është duke i kryer punët e veta. Deri më tani nuk kemi pasur ndonjë incident ose ndonjë problem. Rrënimi i vilave pothuajse ka përfunduar dhe nuk është paraqitur nevoja për të intervenuar”, tha Baliqi.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, në mesin e objekteve të rrënuara janë edhe dy vila që i përkasin kryesuesit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Ivan Zaporozhac, dhe vëllait të tij.

Kryeshefi ekzekutiv i “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka, konfirmoi se objektet ishin ndërtuar pa leje në pronën e ndërmarrjes dhe se pronarët ishin njoftuar paraprakisht për lirimin e tyre.

“Ne po e kthejmë pronën tonë. Po rrënohen 11 shtëpitë e ndërtuara ilegalisht në pronën e ndërmarrjes”, tha Mujka.

Ai bëri të ditur se më 3 korrik pronarëve u ishte kërkuar t’i largonin sendet dhe ta lironin pronën deri më 17 korrik. Pas skadimit të këtij afati, autoritetet nisën zbatimin e vendimit për rrënim.

Sipas Mujkës, përveç një objekti, të gjitha vilat e tjera janë ndërtuar gjatë viteve 2019 dhe 2020.

Gjatë aksionit, disa prej pronarëve janë lejuar të largojnë gjësendet personale nga objektet, pa penguar zhvillimin e operacionit.

Ndërkohë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka dënuar aksionin, duke e cilësuar atë si të paligjshëm dhe duke pretenduar se rrënimi është kryer pa vendim gjyqësor dhe në dëm të serbëve lokalë.

Liqeni i Ujmanit konsiderohet një nga asetet strategjike të Kosovës, pasi furnizon me ujë të pijshëm një pjesë të madhe të vendit, shërben për prodhimin e energjisë elektrike dhe për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.