☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 23 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
₿ CRYPTO
BTC $77,230 ▲ +0.39% ETH $2,435 ▲ +1.15% XRP $1.5006 ▲ +4.46% SOL $95.3500 ▲ +2.57%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
23 Aug 2026
Breaking
Bota

Policia sllovake arreston të dyshuarit për vrasjen e gazetarit Kuciak

Mediet sllovake thanë se policia ka arrestuar disa persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit hulumtues, Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij.

Policia shkroi në rrjetin facebook se ka arrestuar të dyshuar për një krim të dhunshëm dhe ka kryer bastisje, por pa e saktësuar se për cilin rast bëhet fjalë.

Kryeministri i Sllovakisë, Peter Pellegrini, shkroi në Facebook se është i lumtur për lajmin që “policia ka arrestuar të dyshuarit për vrasjen e dy të rinjve të pafajshëm” dhe se hetimi është “përparësi e qeverisë së tij”.

Jan Kuciak, i cili shkruante për korrupsionin politik në Sllovaki, u gjet i vdekur bashkë me të fejuarën, Martina Kusnirova, në shtëpinë e tyre afër Bratisllavës në muajin shkurt. Të dy ishin 27 vjeç.

Vrasja kishte tronditur vendin dhe kishte nxitur zemërimin e publikut me korrupsionin duke çuar në protestat më të mëdha që nga pëfundimi i sundimit komunist më 1989.

Trysnia publike çoi në largimin e ish kryeministrit Robert Fico dhe ministrit të Brendshëm, Robert Kalinak si dhe të ish shefit të policies, Tibor Gaspar.

Jan Kuciak, mes tjerash po punonte për një shkrim mbi veprimtaritë e e mafias italiane në vendin e tij dhe të lidhjeve të saj, me njerëz të afërt me qeverinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.