☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 28 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159 EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159
₿ CRYPTO
BTC $59,745 ▼ -1.6% ETH $1,575 ▼ -1.7% XRP $1.0489 ▼ -2.16% SOL $71.4900 ▼ -1.8%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159 EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159
28 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Pompeo takon Merkel, diskutojnë mbi kundërshtitë

Në vizitën e tij të parë në Gjermani, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u takua dje me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Zonja Merkel kishte thënë para takimit se një ndër temat për diskutim “pa dyshim është Irani. Si do të garantojmë se Irani nuk do të zotërojë armë bërthamore?”

Më parë, në një konferencë për shtyp me homologun gjerman, Heiko Mass, zoti Pompeo foli për INSTEXsistemi që po krijojnë evropianët për të mbrojtur kompanitë e tyre nga sanksionet amerikane nëse angazhohen në transaksione me Iranin. Shefi i diplomacisë amerikane tha se Uashingtoni nuk do të krijojë pengesa për INSTEX-in, për sa kohë që aktiviteti i kompanive evropiane me Iranin përqëndrohet tek ndihmat humanitare dhe shkëmbimi i produkteve të tjera të lejuara.

Sistemi INSTEX ende nuk është në funksionim, por evropianët shpresojnë që ta fusin në funksionim këtë verë.

Zoti Mass tha se megjithëse SHBA ishin tërhequr nga traktati me Iranin, synimet mbeteshin të njëjta: ofrimi i mbështetjes ekonomike në shkëmbim për vendosjen e kufizimeve mbi kapacitetet iraniane të programit bërthamor.

Gjatë qëndrimit në Berlin, shefi i diplomacisë amerikane u bëri thirrje partnerëve evropërianë të shmangin përdorimin e teknologjisë së firmës kineze Huawei. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara mund të mos ndajnë më informacione të sigurisë me vendet që instalojnë rrjetet celulare të kompaninë kineze Huawei, të cilën Uashingtoni e konsideron si kërcënim. Po ashtu ai u bëri thirrje autoriteteve gjermane të shtojnë shpenzimet e mbrojtjes dhe të mendohen mirë para se të fillojnë zbatimin e një projekti naftësjellësi me Rusinë.

Vizita në Gjermani është ndalesa e parë e Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo gjatë turneut 5 ditor në Evropë. Pas Gjermanisë Sekretari Pompeo shkon në Zvicër, Holandë dhe Londër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.