☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 01 May 2026
S&P 500 7,209 ▲1.02%
DOW 49,652 ▲1.62%
NASDAQ 24,892 ▲0.89%
NAFTA 106.24 ▲1.11%
ARI 4,604 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $77,040 ▲ +1.67% ETH $2,277 ▲ +1.26% XRP $1.3739 ▲ +0.33% SOL $83.8500 ▲ +1.05%
S&P 500 7,209 ▲1.02 % DOW 49,652 ▲1.62 % NASDAQ 24,892 ▲0.89 % NAFTA 106.24 ▲1.11 % ARI 4,604 ▼0.55 % S&P 500 7,209 ▲1.02 % DOW 49,652 ▲1.62 % NASDAQ 24,892 ▲0.89 % NAFTA 106.24 ▲1.11 % ARI 4,604 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
01 May 2026
Breaking
Ekonomia

Pr.ligji “Për Shërbimet” Ibrahimaj: Garanton të njëjtat rregulla në Shqipëri si në BE

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka bërë me dije disa nga vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ibrahimaj bëri me dije se janë miratuar dy dokumentë strategjikë, ai i politikave industriale dhe strategjia kombëtare për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Sipas Ibrahimajt këto dy dokumente parashikojnë një fokus në agjendën digjitale dhe të gjelbër, automatizimin e procedurave, dhe inovacionin në sektorin privat.

“Miratuam në komitetin e  planifikimit strategjik hartimin e dy dokumenteve strategjik: dokumenti i politikave industriale, dhe strategjia kombëtare për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Dokumentet që do hartohen në 6-mujorin e parë të 2026, lidhen me kap 20 me procesin e integrimit, konkurruedshmërinë, qoftë në aspektin e ndërmarrjeve apo politikave sektoriale për nxitjen e industrisë.

Dy dokumentet parashikojnë një fokus në agjendën digjitale dhe te gjelbër, automatizimin e procedurave, inovacionin në sektorin privat që do vijë i mbështetur qoftë në nivel burokratik apo financiarë”, deklaroi Ibrahimaj.

Kjo e fundit deklaroi se në mbledhjen e sotme u diskutua edhe pr.ligji për shërbimet.

Ajo nënvizoi se ky pr.ligj prek një prej katër lirivetë operimit në Bashkimin Evropian dhe garanton që në Shqipëri të ketë të njëjtat rregulla për kompanitë si në BE.

“Diskutuam dhe miratuam pr.ligjin “Për shërbimet, lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë”, lidhet me detyrimet qe ne kemi ndaj anëtarësimit në BE dhe konkretisht piketave  përmbyllëse të klasterit 2 kapitullit 3 që lidhet me lirinë e shërbimit

Ky ligj prek 1 prej 4 lirive të operimit të BE-së, lirinë e tregtimit të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe personave.

Me të dytën lidhet ligji që sapo miratuam, garanton që në Shqipëri do të ketë të njëjtat rregulla si BE, i çel rrugën kompanive të BE-së që të vijë më lehtësisht në Shqipëri, garanton që nuk ka diskriminim mes ndërmarrjeve shqiptare dhe të huaja, dhe me integrimin në BE.

Me hyrjen në BE, kompanitë shqiptare që lidhen me ofrimin e shërbimeve do hyjnë në BE lirisht pa licensa e shërbime”, u shpreh Ibrahimaj.

/rtsh.al/

The post Pr.ligji “Për Shërbimet” Ibrahimaj: Garanton të njëjtat rregulla në Shqipëri si në BE appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.