☁️
Tiranë 20°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▲0.68%
DOW 52,787 ▲0.55%
NASDAQ 26,746 ▲1.22%
NAFTA 96.89 ▼0.95%
ARI 4,155 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,712 ▲ +2.43% ETH $2,516 ▲ +2.8% XRP $1.3905 ▲ +4.71% SOL $108.6000 ▲ +1.99%
S&P 500 7,765 ▲0.68 % DOW 52,787 ▲0.55 % NASDAQ 26,746 ▲1.22 % NAFTA 96.89 ▼0.95 % ARI 4,155 ▲0.29 % S&P 500 7,765 ▲0.68 % DOW 52,787 ▲0.55 % NASDAQ 26,746 ▲1.22 % NAFTA 96.89 ▼0.95 % ARI 4,155 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kirgistan:Linja ajrore mes Tiranës dhe Bishkekut do të forcojë marrëdhëniet strategjike

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kirgistan ku u prit nga Presidenti i Republikës Sadyr Zhaparov.

Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Presidenti Begaj shprehu vullnetin e tij për të thelluar dialogun dhe për të ndërtuar një bashkëpunim më dinamik bazuar në respekt të ndërsjellë dhe interesa të përbashkëta.

Në takim u shpreh angazhimi për përshpejtimin e procedurave për mbylljen e marrëveshjeve në proces mes dy vendeve tona dhe forcimin e marrëdhënieve në fushat me interes të dy vendeve.

Presidenti i Republikës shprehu bindjen se kjo do t’i shërbejë forcimit të miqësisë e besimit mes dy popujve tanë.

“Dy vendet do të afrohen më shumë me njëri-tjetrin nëse i bëjne qytetarët e tyre të njohin më shumë njëri-tjetrin. Vendosja e linjës ajrore që lidh drejtpërdrejt Tiranën me Bishkekun do t’i shërbente shumë këtij qëllimi”- vlerësoi Presidenti Begaj.

Një shtysë e rëndësishme për avancimin e këtyre marrëdhënieve ishte dhe Deklarata e Përbashkët e nënshkruar nga Presidenti Begaj dhe homologu i tij Zhaparov.

Presidenti Begaj dhe homologu i tij u shprehën pro mundësisë për të vijuar bashkëpunimin brenda organizatave ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës i përcolli Presidentit Zhaparov përgëzime për zgjedhjen e Kirgistanit si anëtar jo i përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB- së në mandatin që fillon më 1 janar 2027 duke shprehur bindjen se në këtë pozicion Kirgistani do të jetë i suksesshëm në mbrojtje të vlerave të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti Begaj mori pjesë dhe përshëndeti Forumin Ndërkombëtar të Isyk-Kulit, të themeluar në vitin 1986 me nismën e shkrimtarit dhe filozofit kirgiz Chingiz Aitmatov, duke vlerësuar përpjekjen e tij për të krijuar një hapësirë dialogu intelektual mes Lindjes dhe Perëndimit dhe duke theksuar se fuqia e mendimit intelektual mbetet themelore për ndërtimin e mirëkuptimit, paqes dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.