☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 85.23 ▲1%
ARI 4,545 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,676 ▲ +8.26% ETH $2,252 ▲ +17.36% XRP $1.1100 ▲ +10.43% SOL $85.8500 ▲ +11.48%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 85.23 ▲1 % ARI 4,545 ▲0 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 85.23 ▲1 % ARI 4,545 ▲0 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Presidenti Fischer me fjalim në Kuvend – Vetëvendosje me pankarta

aaaaPresidenti i Austrisë, Hainz Fischer i është drejtuar sot paradite Kuvendit të Kosovës gjatë një seance solemne.

Aty ai ka lavdëruar përparimet e Kosovës si shtet i ri që synon integrimet evropiane dhe ka apeluar që subjektet politike përmes marrëveshjeve t’i tejkalojnë mospajtimet e tyre.

Ndërsa Fischer po i drejtohej Kuvendit, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje vendosën dy pankarta në ulëset e tyre, duke shprehur një lloj proteste ndaj bashkësisë ndërkombëtare që bashkëpunon me pushtetin aktual në Kosovë.

“Ndaloni së pranuari hegjemoninë serbe”, dhe “Ruaje shpinën President! Gënjeshtarë të korruptuar janë të ulur prapa jush”, ishin mesazhet e shkruara në këto pankarta.

Kjo është hera e parë që një grup deputetësh vendosën të organizojnë një lloj proteste në Kuvend edhe kur aty ka mysafirë ndërkombëtarë, ngaqë bëhet fjalë për seanca solemne që janë organizuar edhe për burrështetas e diplomatë të tjerë ndërkombëtarë që ndihmuan Kosovën në shtetëndërtimin dhe shpalljen e pavarësisë.

Për më gjatë se një muaj, Kuvendi i Kosovës është në një bllokadë të punës nga opozita, e cila kundërshton marrëveshjen me Beogradin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe atë me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.