☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.53 ▼0.45%
ARI 4,116 ▼2.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,201 ▼ -3.07% ETH $1,648 ▼ -5.62% XRP $1.1003 ▼ -2.95% SOL $68.6500 ▼ -7.18%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.53 ▼0.45 % ARI 4,116 ▼2.06 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.53 ▼0.45 % ARI 4,116 ▼2.06 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Bota

Presidenti Trump: Tërheqja nga Siria “me ritmin e duhur

Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se do t’i tërheqë të 2 mijë trupat amerikane në Siri me “ritmin e duhur”, duke vazhduar njëkohësisht luftën kundër terroristëve të Shtetit Islamik.

Në një koment në Twitter të hënën, Presidenti Trump nuk caktoi ndonjë afat kohor për tërheqjen dhe foli me sarkazëm për atë që ai e cilësoi si “një një lajm shumë të pasaktë” në gazetën “New York Times”, ku thuhej se zoti Trump po hiqte dorë nga deklarata e tij e 19 dhjetorit për një tërheqje të shpejtë të shpejtë të trupave, që zyrtarët thanë se do të kërkonte rreth 30 ditë.

John Bolton, këshilltari i sigurisë kombëtare i zotit Trump, tha të djelën gjatë një vizite në Izrael se trupat e SHBA do të qëndronin në Siri deri sa Shteti Islamik të mposhtej dhe se administrata Trump kishte marrë garanci se Turqia nuk do t’i vinte në shënjestër luftëtarët kurdë, aleatë me forcat amerikane.

Në komentin e tij në Twitter, zoti Trump shkruante: “Ashtu si në deklaratat e mia origjinale, ne do të largohemi me ritmin e duhur, ndërsa në të njëjtën kohë do të vazhdojmë të luftojmë ISIS-in dhe të bëjmë gjithçka tjetër të nevojshme!”

Zoti Trump, pa u konsultuar me zyrtarët e sigurisë kombëtare, i befasoi aleatët me njoftimin e tij muajin e kaluar se ai do të tërhiqte trupat e SHBA nga Siria, ku ata kanë kryer sulme ajrore ndaj Shtetit Islamik dhe kanë shërbyer si këshillues për luftëtarët kurdë. Hapi i zotit Trump, që përmbush një premtim të hershëm të tij për të nxjerrë trupat e SHBA nga Siria, u prit me protesta, duke përfshirë edhe ato nga ligjvënësit republikanë dhe çoi në dorëheqjen e sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis.

John Bolton, pas takimit të së dielës me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, diskutoi të hënën me zyrtarët në Turqi mbi tërheqjen e trupave të SHBA. Ai tha se mbrojtja e luftëtarëve kurdë që kanë ndihmuar për të luftuar militantët e Shtetit Islamik ishte një nga kushtet e nevojshme për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Zoti Bolton tha se nuk ka ndonjë afat kohor për tërheqjen e trupave të SHBA, por ky proces nuk do të bëhet në mënyrë të menjëhershme. Komentet e tij ishin konfirmimi i parë publik se administrata kishte hequr dorë nga plani i mëparshëm se do t’i tërhiqte trupat brenda 30 ditëve.

Zoti Bolton tha se Presidenti Trump “dëshiron të shohë shkatërrimin e kalifatit të ISIS-it”, duke iu referuar Shtetit Islamik, i cili dikur kishte Rakën në Sirinë veriore si kryeqytet të territorit të tij fetar në Siri dhe Irak.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.