Prishtina bëhet nikoqire e turneut ndërkombëtar të boksit në nder të Aziz Salihut
Prishtina pret turneun ndërkombëtar të boksit kushtuar legjendës Aziz Salihu më 3 tetor.
Klubi i Boksit “Prishtina”, në bashkëpunim me Federatën e Boksit të Kosovës, do të organizojë më 3 tetor Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Shqiptarët në Boks janë Histori – Zizi Olimpik”.
Turneu i kushtohet Aziz Salihut, legjendës së boksit kosovar, i njohur gjerësisht si “sportisti i shekullit” dhe medalist olimpik, siç njofton KosovaPress.
Garën e rëndësishme e pret Amfiteatri i Sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me ndeshjet që fillojnë nga ora 15:00. Në këtë turne pritet të marrin pjesë boksierë nga klubet e Kosovës, si dhe nga vendet e rajonit.
Peshimi zyrtar i sportistëve do të mbahet nga ora 11:00 deri në orën 12:00 në palestrën e Klubit të Boksit “Prishtina”. Gjyqtarë të turneut do të jenë Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Granit Qorri dhe Dalina Baraliu, matës i kohës Rrahim Sinani, ndërsa delegat do të jetë Sylejman Voca.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.