Prishtina ndalet nga Dukagjini, humb kreun e tabelës
Prishtina ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për titullin e kampionit, duke barazuar 0:0 me Dukagjinin në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.
Pas gjashtë fitoreve radhazi, prishtinasit nuk arritën ta thyenin mbrojtjen e skuadrës nga Klina në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Kampin Nacional në Hajvali.
Portieri i Dukagjinit, Kenan Haxhihamza, ishte ndër më meritorët për këtë rezultat, me disa pritje vendimtare që i siguruan skuadrës së tij një pikë.
Barazimi i kushtoi Prishtinës me rënien nga pozita e parë. Ajo tani renditet e dyta me 19 pikë, aq sa ka edhe Malisheva, që kryeson tabelën.
Megjithatë, Prishtina ka një ndeshje më pak të zhvilluar.



