☁️
Tiranë 23°C · Vranët 11 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 97.94 ▲2.64%
ARI 4,678 ▼1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
₿ CRYPTO
BTC $81,123 ▲ +0.38% ETH $2,334 ▲ +0.52% XRP $1.4542 ▲ +2.23% SOL $95.2000 ▲ +1.99%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 97.94 ▲2.64 % ARI 4,678 ▼1.11 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 97.94 ▲2.64 % ARI 4,678 ▼1.11 %
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
11 May 2026
Breaking
Politika

Prokurimet Publike me inteligjencë artificiale, Rama: Sistemi, sipas parimeve më të larta të transparencës. Publikimet edhe në platformën qendrore europaine

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se po punohet për ngritjen e një sistemi të ri për prokurimet publike, i cili do të bazohet në inteligjencën artificiale dhe do të ndërtohet sipas parimeve më të larta të transparencës të përcaktuara nga institucionet ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat mbi zhvillimet kryesore në fushën e prokurimit publik, Rama tha se çdo njoftim do të publikohet në formatin elektronik të Bashkimit Europian dhe njëkohësisht në platformën qendrore europiane Tender European Daily, duke e cilësuar këtë si një hap të madh drejt integrimit të Shqipërisë në BE deri në vitin 2030.

Rama e përshkroi projektin si një manifest të vullnetit kombëtar për një “Shqipëri shtet”, që shënon kalimin në një epokë të re të të bërit biznes. Sipas tij, ky sistem është një përmbysje totale e mënyrës së deritanishme të prokurimeve

“Sistemi është planifikuar të ndërtohet me parimet më të larta të transparencës të shkruara nga institucionet dhe organizata ndërkombëtare. Të gjitha publikimet do të mbështeten në format elektronike të BE-së dhe çdo njoftim do të publikohet njëkohësisht edhe në platformën qendrore europiane Tender European Daily. Do të jemi në një fazë tjetër dhe brenda këtij mandati për Shqipërinë në BE në vitin 2030. Ky projekt nuk është thjesht një projekt teknologjik, por një manifest i vullnetit tonë kombëtar për një Shqipëri shtet. Diella do të shënojë kapërcimin nga një epokë në një epokë tjetër të bërjes biznes. Është një përmbysje totale e një sistemi dhe një reflektim në Shqipëri i gjithë asaj që teknologjia u jep vendeve që përmes teknologjisë kanë shanse të papara në historinë e njerëzimit për të bërë kapërcime që pa teknologjinë do të ishin të pamundura. Do të prezantojmë planin tonë të detajuar në javët në vijim, pasi do të nisim nga rekrutimi i specialistëve të teknologjisë digjitale për këtë projekt dhe jo vetëm”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se në javët e ardhshme pritet prezantimi i planit të detajuar, ndërsa do të nisë rekrutimi i specialistëve të teknologjisë digjitale. Po ashtu, Rama bëri me dije se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit do të funksionojë e ndarë nga një shoqëri e re publike, “Albanian Digital Solution”, kompani 100% shtetërore që synon të rekrutojë më të mirët e tregut dhe të bëhet forcë udhëheqëse në sektorin e teknologjisë.

“AKSH-i do të funksionojë i ndarë me një shoqëri të re publike “Albanian Digital Solution”, që do të jetë një kompani 100% shtetërore, e cila do të synojë: e para, të rekrutojë më të mirët e tregut dhe t’i paguajë më mirë se çdo kompani në treg; e dyta, të bëhet një forcë udhëheqëse në tregun e teknologjisë, duke qenë motori që shtyn agjendën e një shteti që po transformohet dhe falë teknologjisë synon të bëjë kapërcime të mëdha në të gjitha fushat”, theksoi kryeministri.

Rama nënvizoi se ministritë dhe ministrat nuk do të kenë më lidhje direkte me tendera, duke e nënvizuar edhe këtë si “një kapërcim të madh”.

“Të bëjmë një tjetër kapërcim të madh që të mos bëjmë më tendera në ministri; pra ministritë dhe ministrat nuk kanë më asnjë lidhje me tenderat. Njëkohësisht, një pjesë e madhe e tenderave do të spostohen edhe nga agjencitë kryesore, por edhe pushteti vendor te pushteti vendor sipas zgjedhjes së tyre. Është një pushtet që ka autonominë e vet dhe ne nuk mund të imponojmë si i bën tenderat, dhe kështu krijojmë një strukturë të specializuar për të zhvilluar procese që janë të komplikuara”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.