☁️
Tiranë 38°C · Vranët 29 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.89 ▲0.95%
ARI 4,051 ▼1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
₿ CRYPTO
BTC $59,960 ▼ -0.28% ETH $1,574 ▼ -0.18% XRP $1.0495 ▲ +0.15% SOL $72.6600 ▲ +1.58%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.89 ▲0.95 % ARI 4,051 ▼1.12 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.89 ▲0.95 % ARI 4,051 ▼1.12 %
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
29 Jun 2026
Breaking
Politika

Protesta, Balla: Tullumbaci po shfryhet. Investimi në Zvërnec, mundësi e madhe për Shqipërinë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar, ku ka folur për agjendën e Kuvendit, procesin legjislativ dhe kërkesat e opozitës për debat parlamentar lidhur me çështje të ndryshme.

Në një prononcim për mediat, Balla deklaroi se mbledhja ishte e fokusuar kryesisht në agjendën parlamentare, në pjesën e raportimit dhe në përmbushjen e detyrimeve në kuadër të procesit të përafrimit të legjislacionit.

Ai theksoi gjithashtu se ka informuar grupin parlamentar mbi qëndrimet që do të mbajë mazhoranca ndaj disa kërkesave të opozitës për debat, duke qenë i prerë në refuzimin e një mocioni të propozuar nga Partia Demokratike.

“Mocionin me debat mbi disa kërkesa nga grupi parlamentar i PD, të lexuara nga protesta, nuk e pranoj dhe nuk e njoh Partinë e Saliut si interlokutor mes nesh dhe protestuesve”, deklaroi Balla, duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike dhe protestave publike.

Sipas tij, pavarësisht qëndrimeve politike, mazhoranca respekton qytetarët që kanë marrë pjesë në protesta për shqetësime të ndryshme, përfshirë edhe ato që lidhen me projektin në zonën e Zvërnecit.

“Respektoj të gjithë ata që dolën në protestë për shqetësime dhe dyshime mbi respektimin e normave mjedisore në një investim jetik për ekonominë e vendit në Zvërnec. Një investim që do të bëhet domosdoshmërisht, pasi është një mundësi e madhe për Shqipërinë që vjen një herë në disa dekada”, u shpreh Balla.

Megjithatë, ai shtoi se brenda protestës, sipas tij, janë përfshirë edhe elementë me interesa të tjera, përtej shqetësimeve mjedisore.

“Brenda kësaj proteste janë përfshirë edhe elementë që, nga dita e parë kur është fryrë kjo çështje që sot duket se po shfryhet, qartësisht janë interesa që lidhen me konkurrencë rajonale turistike, me ndërhyrje të huaja dhe me vende jo miqësore me Shqipërinë. Dita-ditës kjo çështje po zbardhet, ky ‘tullumbac’ po shfryhet”, tha ai.

Duke u ndalur edhe te idetë për shpërndarjen e Parlamentit apo dorëzimin e mandateve, Balla ironizoi deklaratat e disa përfaqësuesve të opozitës, duke thënë: “Dje kam dëgjuar njërin prej tyre, që e mban veten për organizator, të thotë: jemi 8 milionë shqiptarë, kemi 6 milionë ide, 1 milion kërkesa dhe 500 mijë kandidatë për kryeministër”.

Në fund të deklaratës së tij, Balla dënoi edhe incidentet e dhunshme të ndodhura gjatë protestës në Zvërnec, duke i cilësuar ato të papranueshme. “Ajo dhunë në Zvërnec ishte e papranueshme, ai grusht ndaj një qytetari ishte i papranueshëm. Sot atë çështje e kanë harruar, dhe ata për të cilët u ngrit protesta nuk flasin më”, përfundoi Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.