Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 08 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.28%
DOW 52,348 ▼1.09%
NASDAQ 25,871 ▲0.2%
NAFTA 74.76 ▲6.13%
ARI 4,087 ▼1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $62,062 ▼ -2.17% ETH $1,734 ▼ -2.38% XRP $1.0866 ▼ -2.57% SOL $77.0200 ▼ -4.58%
S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.76 ▲6.13 % ARI 4,087 ▼1.7 % S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.76 ▲6.13 % ARI 4,087 ▼1.7 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Politika

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

Politikani Petro Koçi komentoi protestën e cila ka hyrë në ditën e saj të 39-të, duke theksuar se ka diçka që nuk shkon kur “në një protestë bëhen bashkë ballistët e dikurshëm me ca komunistë të rinj dhe me vorioepiriotët e përhershëm”.

Gjithsesi, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, Koçi theksoi se “pjesa e shëndetshme e kërkesave të protestuesve kërkon reflektim serioz”.

“Ndaj protestës nuk mund të jemi as reaksionarë, që ta quajmë negative, por as naivë. Sepse të konsiderosh për shembull që në një protestë bëhen bashkë ballistët e dikurshëm me ca komunistë të rinj dhe me vorioepiriotët e përhershëm, Fred Belerët me shokë, këtu ka diçka që nuk shkon, apo jo? Do të thotë që ka disa gjenerime të cilat nuk është se lidhen drejtpërdrejt me kërkesat e pastra të të protestës, por unë mendoj që protesta duhet shfrytëzuar pozitivisht. Skema aktuale kushtetuese është ezauruar dhe ka nevojë për një ndryshim sepse mendoj që pushtetet kanë nevojë për një balancë të re, të kenë më shumë ndërkontroll. Dobësimi i rolit të Presidentit është i dukshëm. Por, kjo kërkon një investim të pjekur, nuk bëhet me presion”, tha Koçi.

Sa i përket 5 pikave të protestuesve, Koçi deklaroi: “Ata thonë që në fillim që kryeministri duhet të japë dorëheqjen. Kjo nuk shkon. Që në fillim i ke thënë praktikisht që nuk duam t’i plotësosh pikat. Është një lloj arrogance kjo. Presioni i protestës duhet të shkojë drejt demokracisë. Kurse kërkesat që kanë lidhje me pushtetin, për mua nuk janë frytdhënëse për atë që pretendohet. Pushteti është “domain” i partive politike, jo i popullit. Në parti ka nevojë për reflektim. Pjesa e shëndetshme e kërkesave kërkon reflektim serioz. Unë kam dëgjuar që Edi Rama ka thënë se PS-ja do të reagojë ndaj kërkesave. Duhet reflektim edhe në çështjen e drejtësisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.