☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.35 ▼1.39%
ARI 4,074 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,744 ▲ +0.99% ETH $2,347 ▲ +1.33% XRP $1.3248 ▲ +2.34% SOL $101.1500 ▲ +0.76%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.35 ▼1.39 % ARI 4,074 ▲0.87 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.35 ▼1.39 % ARI 4,074 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

Analisti Roland Bejko e ka cilësuar protestën e fundit si të pazakontë, duke theksuar se ajo ndryshon ndjeshëm nga protestat e mëparshme, si ajo kundër armëve kimike, për shkak të numrit të madh të kërkesave dhe mungesës së një objektivi të vetëm.

Bejko u ndal edhe te qëndrimi i faktorit ndërkombëtar, duke vlerësuar se deri më tani nuk ka pasur një mbështetje të qartë për protestuesit.

Duke komentuar elementët që shoqëruan protestën, ai tha se një pjesë e mirë e pjesëmarrësve me bindje liberale ishin kundër përdorimit të arkivolit simbolik, dhunës dhe maskave.

“Këto janë protesta të pazakonta. Te protesta e armëve kimike kishim një objektiv të caktuar. Fokusi ishte i përqendruar aty, nuk kishte kaq kakofoni. Nuk kërkohej dorëheqja e kryeministrit, sot kërkesat janë të një dimensioni tjetër, të dy protestat janë plurale, te kjo është plural edhe në kërkesa. Kërkohet largimi i klasës së vjetër politike, krijohet një ngërç që nuk është aq kushtetues. Fakti ndërkombëtar ka qëndruar vetëm te deklaratat e bukura dhe mesazhet për mjedisin, por nuk kanë dalë në mbështetje të plotë. Protestuesve ose u duhet një mbështetje nga ndërkombëtarët, ose ndërkombëtarët e kanë ndarë mendjen.

Askush nga ne nuk uron që në Sheshin Skënderbej të ngrihet gijotina, sot kërkohet që kryeministri ose t’i konsiderojë kërkesat ose të japë dorëheqjen. Një pjesë e mirë reformuese e protestës, me liberalët, ishin kundër arkivolit, dhunës apo maskave. Ajo është një protestë që mbahet në unitetin e të kundërtave.” 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.