🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.86 ▲0.01%
ARI 4,196 ▼1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,644 ▼ -2.94% ETH $1,696 ▼ -3.22% XRP $1.1278 ▼ -4.51% SOL $68.5700 ▼ -4.78%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.86 ▲0.01 % ARI 4,196 ▼1.18 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.86 ▲0.01 % ARI 4,196 ▼1.18 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Politika

Protesta e qytetarëve, Berisha: Thirrje çdo demokrati e shqiptari që t’i mbështesin

13 qershor 2026 – Kryedemokrati Sali Berisha ka falenderuar publikisht administratën e presidentit Donald Trump dhe Sekretarin Marco Rubio për, “korrigjimin e një vendimi të padrejtë”, referuar heqjes së “non gratës” nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Në komunikimin e tij virtual me qytetarët, ai tha se këtë betejë e ka ndërmarrë për të mbrojtur dinjitetin e tij dhe të qytetarëve shqiptarë që e kanë mbështetur ndër vite, duke theksuar se ajo ishte një nga sfidat më të vështira të jetës së tij. U bëri thirrje mbështetësve të mobilizohen për “rikthimin e votës së lirë” dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Më tej, Berisha komentoi edhe protestat që po zhvillohen në vend prej 13 ditësh, të cilat i cilësoi si “lëvizja më e fuqishme qytetare dhe rinore në historinë e Shqipërisë”.

“Kjo lëvizje që ka në brendinë e vet guximin më të madh të kombit shqiptar, mbartës i të cilit janë të rinjtë shqiptarë. Ka në brendinë e vet ndërgjegjen më të lartë kombëtare për t’u cliruar nga një regjim autokratik, i cili ka shndërruar zgjedhjet në farsë zgjedhore, i cili arreston në vitin elektoral krerët e opozitës njëlloj si Zajedi i Tunizisë. I cili ka shndërruar administratën në terroristë politikë të votës së shqiptarëve. I cili ka vjedhur me organizatën e tij kriminale miliarda, miliarda euro dhe mund të jetë sot me pasuri përrallore të fshehura”, deklaroi ai.

Sipas tij, këto protesta janë kundër qeverisë së Edi Ramës, të cilën e akuzoi për korrupsion, mungesë transparence dhe keqqeverisje. Shtoi po ashtu se të rinjtë po protestojnë për shkak të kushteve të vështira të jetesës, emigrimit, problemeve në arsim dhe shëndetësi, si dhe pensioneve dhe pagave të ulëta.

“I bëj thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, çdo zgjedhësi, çdo qytetari që ka votuar dhe voton për PD, por edhe çdo shqiptari që e do këtë vend, që të ka dëshirë të jetojë me dinjitet në këtë vend dhe fëmijët e tij të vazhdojnë ëndrrën e tyre në këtë vend, të mbështesë çdo protestë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve”, përfundoi Berisha.


/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.