🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
₿ CRYPTO
BTC $64,303 ▲ +1.52% ETH $1,744 ▲ +2.1% XRP $1.1529 ▲ +1.64% SOL $73.6100 ▲ +6.05%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
21 Jun 2026
Breaking
Politika

Protesta gjigande, për herë të parë thirrje për dhunë nëse Rama nuk reflekton

Dita e 21 e revolucionit të flamengove u shenjua nga dy veçri: e para një pjesmarrje rekord në përmasat e së shtunës që shkoi me një turmë që fillonte nga kryeministria e mbaronte tek sheshi Skënderbej, 50 deri në 70 mijë vetë dhe së dyti me përshkallëzimin e parrullave ku për herë të parë u dëgjuan thirrjet se nëse Rama nuk reflekton do bëhet i mundur edhe revolucioni i dhunshëm. Manifestuesit e nisën marshimin nga qenrdra e qytetit duke u reshtuar pas një parrulle: “Edi Rama jep dorëheqjen deri më 21 qershor”. Poshtë saj shkruhej: “nëse ata bëjnë të pamundur revolucionin paqësor, do të bëjnë të pashmangshëm revolucionin e dhunshëm”. Ky lejtotiv u përsërit edhe nga disa folës që u ngjitën në tribunë, kryesisht të ardhur nga diaspora.

Kjo nuk është më një protestë, por një kryengritje. Edhe pse ne e kemi rregulluar jetën jashtë, nuk duam që fëmijët tanë të detyrohen të kërkojnë gjithçka në një gjuhë të huaj”, deklaroi një emigrant me origijinë nga Mirdita. Duket se protestuesit të inkurajuar edhe nga pjesmarrja gjigande e shpallën kryeministrinë zyrtarisht të rrethuar dhe komunikuan nga tribuna se në mbremjen mes të shtunës dhe të dielës do qëndrojnë gjithë natën në shesh.

‘Marshimin do ta bëjmë rreth kryeministrisë” shpalli një nga organizatorët Arben Kola ndërsa dikush tjerër shtoi: “Por nuk dimë nga ta nisim se jemi aq shumë sa nuk na nxë”.

Kjo rritje e nivellit të pritshmërisë përpos shtimit të numrit prej emigrantëve që marshonin edhe në bulevarsin qëndror para orës 19 00 me makinat e tyre mendohet të jetë bërë edhe si rrezultat i mungesës së fleksibilitetit që po tregon kryeministri Rama, i cili i cilësoi sërish protestuesit si turmë, skllevër të algoritmeve etj.

“Sa herë e keni dëgjuar gjatë gjithë këtyre ditëve nga njerëz që kurrë në jetën e tyre as nuk e kanë imagjinuar që të përzihen me politikë e me protesta, por janë bërë parelinj me shalë edhe me kremra që të shfaqen atje bashkë me shalët dhe kremrat e tyre, sepse është trendi. Kanë frikë të mbeten jashtë valës, sepse në ekonominë e vëmendjes heshtja nuk shpërblehet. Shpërblehet vetëm pjesëmarrja. Shpërblehet vetëm ai që ka kurajën të hyjë në garë, shpërblehet ai që bën videon më dramatike” tha Rama në fjalën e tij para grupit parlamentar të PS. Ndërkohë deputetja nga Veriu Mariana Koçeku që e braktisi pak ditë më parë këtë grup, i ishte bashkuar sot protestuesve para kryeministrisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.