☁️
Tiranë 15°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,879 ▼ -0.35% ETH $2,238 ▼ -0.47% XRP $1.1630 ▼ -1.33% SOL $89.1100 ▼ -1.22%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Protesta në disa qytete për Zvërnecin, qytetarët me pankarta në duar

Këtë të diele janë zhvilluar protesta edhe në qytete të tjera të vendit përveç se në Tiranë. Mësohet se protestat janë zhvilluar në Shkodër, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Fier.

Në Elbasan mbajt në ditën e saj të tretë, protesta kundër projektit të ndërtimit në Zvërnec. Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën në bulevardin kryesor të qytetit, ku bllokuan qarkullimin.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë kënduar dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të lënë lokalet dhe t’u bashkohen protestës. Qytetarët shprehen se reagimi do të vijojë edhe në ditët në vijim, në kundërshtim të projektit që po kundërshtohet prej tyre.

Për të katërtën ditë radhazi, qytetarët fierakë kanë protestuar në sheshin qendror të Fierit. Me pankarta në duar në fjalën e tyre protestuesit kanë renditur edhe problematikat e qarkut Fier.

Ata kanë kërkuar njëzëri dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Rama, teksa u kanë bërë thirrje gjithë qytetarëve ti bashkohen kësaj kauze që i ka ngritur në këmbë mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.Në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër, qytetarët kanë zhvilluar një protestë. Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar mesazhi i tubimit ka qenë “Shqipëria nuk është në shitje!”

Edhe në Shkodër e Korçë u mblodhëm dhjetëra qytetarë të cilët njoftuan se do të mblidhen prap nesër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.