☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 03 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,696 ▲ +0.4% ETH $2,326 ▲ +0.87% XRP $1.3940 ▲ +0.3% SOL $84.3300 ▲ +0.44%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
03 May 2026
Breaking
Rajoni

Protesta në Selanik; Kaos dhe dhunë për marrëveshjen me Maqedoninë

Me shkopinj dhe mjete të tjera rrethanore të rinj të grupeve ekstremiste të djathta që mbajnë flamuj grekë sulmojnë një prej policëve të forcave speciale dhe e rrezojnë përtokë duke e qëlluar derisa në ndihmë të tij vijnë policë të tjerë. Për disa orë rresht ky ishte imazhi i qendrës së Selanikut që është shndërruar në arenë përleshjesh të ashpra mbrëmjen e së shtunës.
Por ndërsa protesta e sindikatave të ndryshme kanë qenë paqësore, forca të shumta policore kanë përdorur bomba me gaz lotsjellës për të shpërndarë grupe të ekstremeve të djathta që merrnin pjesë në mitingun kryesor të zhvilluar kundër marrëveshjes së Greqisë me Maqedoninë.

Tubimi është shpërndarë shumë shpejt pasi përleshjet kanë vazhduar për disa orë të shoqëruara me thirrjet “Maqedonia është greke” dhe parulla kundër qeverise Tsipras.

Në të njëjtën kohë kryeministri Aleksis Tsipras ka inaguruar Panairin e 83-të Ndërkombëtar të Selanikut dhe ka mbajtur një fjalim ku ka shpallur masat e reja sociale të qeverisë dhe shkurtime taksash, masa që sipas tij janë të parat në favor të popullit grek pas 8 vitesh krizë dhe paketash ndihme.

Tsipras ka vizituar në mëngjesin e së shtunës pavionet ndërkombëtare që marrin pjesë në Panair, midis tyre edhe atë të SHBA që është vendi i nderit sivjet, i shoqëruar nga ministri amerikan i Tregtisë dhe ambasadori amerikan në Athinë.

Pasditen e së dielës Tsipras do t’u përgjigjet gazetarëve të mediave vendase dhe të huaja në konferencën për shtyp që mbahet çdo vit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.