☁️
Tiranë 20°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▲0.68%
DOW 52,787 ▲0.55%
NASDAQ 26,746 ▲1.22%
NAFTA 96.89 ▼0.95%
ARI 4,155 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,712 ▲ +2.43% ETH $2,516 ▲ +2.8% XRP $1.3905 ▲ +4.71% SOL $108.6000 ▲ +1.99%
S&P 500 7,765 ▲0.68 % DOW 52,787 ▲0.55 % NASDAQ 26,746 ▲1.22 % NAFTA 96.89 ▼0.95 % ARI 4,155 ▲0.29 % S&P 500 7,765 ▲0.68 % DOW 52,787 ▲0.55 % NASDAQ 26,746 ▲1.22 % NAFTA 96.89 ▼0.95 % ARI 4,155 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

Protesta përplas mazhorancën dhe opozitën – Tensione e ndërprerje në Kuvend

Protesta qytetare e ditëve të fundit u kthye në temën kryesore të debatit në Kuvend, ku deputetët e PD mbërritën me pankarta në duar dhe kërkuan që kërkesat e protestuesve të diskutoheshin me përparësi.

Fillimisht, Sali Berisha bllokoi foltoren duke kërkuar më shumë kohë për fjalën e tij dhe më pas mbrojti protestën, duke kërkuar heqjen e rendit të ditës dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Nuk mund të shtypni me kartona kërkesat mbarë qytetare, të cilat kanë marrë mbështetje të plotë ndërkombëtare. Kërkesat e qytetarëve për largimin e menjëhershëm të Edi Ramës, për anulimin e të gjitha ligjeve të menduara prej tij, përfshirë ato për mbrojtjen e mjedisit, me të cilat u ndërtua aeroporti i Vlorës, nuk mund të injorohen.”

Këto qëndrime u kundërshtuan nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili deklaroi se Berisha është personi i fundit që mund të flasë në emër të protestuesve.

“I fundit në këtë sallë që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu. Sali Berisha, unë të sfidoj sot pasdite. dil në protestë! Shkon dot protestë? Shkon dot protestë?”

Replikat mes tyre u ashpërsuan, ndërsa një koment i Ballës ndaj Berishës shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Flamur Nokës.

“Protestuesit thonë. Sali Berisha në burg. Unë e kam bërë një kallëzim për ty. Ditën e dytë të protestës, ditën e dytë të protestës the që je kundër protestës.”

Përplasjet vijuan edhe më pas, kur deputetët demokratë bllokuan foltoren dhe kundërshtuan vijimin e rendit të ditës.

“Këta zotërinj të cilët guxojnë që të flasin për konfliktin e tyre të interesit na flasin ne sot në parlament duke bërë edhe zhurmuesin.”

Për shkak të kaosit dhe moslirimit të foltores nga deputetët e opozitës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu disa herë seancën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.