⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,560 ▲0.24%
DOW 51,605 ▼0.73%
NASDAQ 25,347 ▲0.73%
NAFTA 96.16 ▼0.31%
ARI 3,958 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,460 ▼ -0.54% ETH $2,292 ▲ +0.09% XRP $1.2802 ▲ +2.11% SOL $93.5500 ▼ -0.85%
S&P 500 7,560 ▲0.24 % DOW 51,605 ▼0.73 % NASDAQ 25,347 ▲0.73 % NAFTA 96.16 ▼0.31 % ARI 3,958 ▼0.3 % S&P 500 7,560 ▲0.24 % DOW 51,605 ▼0.73 % NASDAQ 25,347 ▲0.73 % NAFTA 96.16 ▼0.31 % ARI 3,958 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Protestat, Vangjeli: Sot kutitë hapen dhe nuk ka më plumba ndaj protestuesve

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se protestat e zhvilluara në vend kanë sjellë një fitore konkrete dhe të pakthyeshme për të drejtën e qytetarëve për të protestuar pa u frikësuar nga dhuna shtetërore.

“Sot kutitë hapen dhe falë asaj proteste, kjo tashmë është një e drejtë ligjore. Falë atij cikli protestash ka një të vërtetë e cila nuk ndryshon”, – deklaroi Vangjeli.

Ai theksoi se pavarësisht numrit të protestuesve, një realitet i ri është krijuar:“1, 100, 1 mijë apo 1 milion veta të jenë në shesh, kurrë nuk do të ketë më plumba nga godina e kryeministrisë dhe kjo prapë është thelbësore”.

Vangjeli e cilësoi këtë si një garanci të fortë, të vulosur edhe me gjak.

“Unë besoj se kjo është garanci e vulosur tashmë edhe me gjak. Për fat të keq nuk do të ketë më plumba ndaj protestuesve. As gaz të mos ketë, as makina me ujë mos ketë, as molotovë nga krahu tjetër. Plumba nuk ka më”, deklaroi ai.

Sipas Vangjelit, ky është një prej rezultateve më të rëndësishme të valës së protestave të viteve më parë, që ka transformuar marrëdhënien midis qytetarëve dhe forcave të rendit gjatë tubimeve publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.