☁️
Tiranë 33°C · Vranët 25 June 2026
S&P 500 7,327 ▼0.43%
DOW 52,034 ▲0.36%
NASDAQ 25,167 ▼1.22%
NAFTA 70.04 ▼0.43%
ARI 4,029 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $58,690 ▼ -4.45% ETH $1,552 ▼ -5.83% XRP $1.0196 ▼ -5.49% SOL $64.5800 ▼ -6.41%
S&P 500 7,327 ▼0.43 % DOW 52,034 ▲0.36 % NASDAQ 25,167 ▼1.22 % NAFTA 70.04 ▼0.43 % ARI 4,029 ▲0.5 % S&P 500 7,327 ▼0.43 % DOW 52,034 ▲0.36 % NASDAQ 25,167 ▼1.22 % NAFTA 70.04 ▼0.43 % ARI 4,029 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Kronika

Protestë në Arapaj, banorët akuzojnë fqinjin për manovra të rrezikshme me automjet dhe kërcënime

Disa banorë të Arapajt në Durrës kanë ngritur shqetësimin për një situatë që, sipas tyre, mund të sjellë rrezikun e përsëritjes së ngjarjes fatale të ndodhur pak ditë më parë, në aksidentin rrugor ku viktima mbetën dy fëmijë të mitur. Këta banorë janë mbledhur në një protestë paraditen e kësaj të mërkure, ku akuzojnë një familje fqinje se është kthyer në makth për ta.

Banorët që kanë dalë në protestë thonë se konfliktet me këtë familje janë të llojeve të ndryshme, por ato që i shqetësojnë më shumë janë lëvizja me shpejtësi në rrugicat e ngushta të lagjes, manovrat e rrezikshme me automjete që vënë në rrezik fëmijët, si dhe konfliktet verbale dhe fizike.

“Unë kam problem. Ai vjen me shpejtësi, konfliktohet me djalin dhe me nusen, na kërcënon, xhiron këtu. Jam e kërcënuar për fëmijët. Ku të shkoj unë, po m’i shtypi ata? Kam një tufë kalamajsh para derës”, thotë një banore.

“Kemi denoncuar 20 herë në polici. Ai thotë: ‘Kam lekë, jap 2 mijë euro dhe më nxjerrin nga burgu.’ Të vriten njerëz këtu pa të pasur hak”, thotë një tjetër banor.

Banorët kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve, por sipas tyre këto të fundit nuk kanë zgjidhur asnjë konflikt, madje, sipas tyre pala e akuzuar është shprehur se ka aq para sa të dalë nga burgu.

“Dolën dhe më kërcënuan me thikë. Ndihemi të rrezikuar. Isha mbrëmë në polici. Ata marrin për bazë denoncimet e tyre, jo tonat”, thotë një banore.

Pavarësisht denoncimeve të shumta, situata është përkeqësuar mes palëve, ndërsa e vetmja gjë që kërkojnë banorët është të jetojnë të qetë dhe pa frikën se mund të përsëritet ndonjë tragjedi.

Euronews u interesua për këtë ngjarje pranë Drejtorisë së Policisë dhe bëhet me dije se pritet një prononcim zyrtar në vijim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.