RFM do të ankohet te EHF-ja për shkurtesën e gabuar NMKD në transmetimin grek
Federata e Hendbollit e Maqedonisë së Veriut njoftoi ankesë zyrtare te EHF-ja dhe federata greke, pasi në transmetimin televiziv të ndeshjes kualifikuese për Euro 2028 u përdor shkurtesa NMKD në vend të MKD-së zyrtare.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në hendboll humbi sot nga Greqia në Halkida me rezultatin 29-24, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Europian 2028. Siç njofton Ekipa, ndeshja kaloi në atmosferë të qetë, si në fushë, ashtu edhe në tribuna, por vëmendja u zhvendos te një detaj i transmetimit televiziv grek.
Gjatë transmetimit, në vend të shkurtesës zyrtare dhe të njohur ndërkombëtarisht MKD, për Maqedoninë e Veriut u përdor shkurtesa e papërshtatshme NMKD. Dallimi, i dukshëm për shikuesit, u bë menjëherë temë diskutimi, pavarësisht se në fushë nuk pati asnjë incident.
Duke cituar njoftimin zyrtar të Federatës së Hendbollit të Maqedonisë së Veriut (RFM), Ekipa raporton se federata do të paraqesë ankesë zyrtare (prigovor) te Federata Europiane e Hendbollit (EHF) dhe te Federata e Hendbollit e Greqisë për përdorimin e kësaj shkurthese gjatë transmetimit.
RFM vlerëson se lëshime të tilla janë të papranueshme dhe pret reagim të përshtatshëm nga institucionet kompetente, si dhe masa për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen. Të njëjtin njoftim të RFM-së e raportuan sot edhe Derbi, Sport1 dhe Gol.mk.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.