☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.18 ▼0.75%
ARI 4,571 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $73,583 ▲ +5.71% ETH $2,335 ▲ +2.93% XRP $1.2630 ▲ +13.8% SOL $87.9700 ▲ +2.83%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.18 ▼0.75 % ARI 4,571 ▼0.02 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.18 ▼0.75 % ARI 4,571 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
21 Aug 2026
Breaking
Politika

Protestuesit i përgatisin Ramës shkresën e dorëheqjes në ditën e 13-të

Edhe këtë të premte, qytetarët kanë dalë për të protestuar në kryeqytet kundër “Zvërnecit” dhe dorëheqjes së kryeministrit, Edi Rama, duke u bërë kështu demonstrata e 13-të.

Sikurse ditët e tjera, fillimisht janë mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ dhe kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Nuk kanë munguar simbolet kombëtare dhe pankartat në të cilat shkruhen pakënaqësitë, por dhe që gjithashtu janë të frymëzuara nga meme të ndryshme për të ironizuar situaten aktuale të politikës. Po kështu, në bulevard po valëvitem dhe flamuj të SHBA-ve, ndoshta si një përgjigje për pretendimet se të rinjtë “ishin kundër amerikanëve”.

Protestuesit në mënyrë simbolike, kanë përgatitur një shkresë dorëheqjeje për kryeministrin Edi Rama, duke e lënë në shkallët e zyrës së tij. Ata u përpoqen që ta ngjisin më sipër, por nuk u lanë nga uniformat blu. Një shkresë e tillë, përforcon kërkesën e tyre për dorëheqjen e Ramës.


Shkresa e përgatitur nga protestuesit, për kryeministrin Edi Rama

Gjithashtu protesta ndiqet drejtpërdrejtë dhe nga agjencia e lajmeve Reuters.

Paralelisht, sot Partia Socialiste festoi 35-vjetorin e saj të themelimit dhe aktiviteti u zhvillua në sheshin “Italia”, por nuk pati incidente me protestuesit.

Më 9 qershor, një grup protestuesish dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një draft me propozime për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Kujtojmë se këto protesta janë cilësuar prej të rinjve si “Revolucioni i Flamingove”. Flamingo u përzgjodh si simbol sepse përfaqëson drejtpërdrejtë ekosistemin e Lagunës së Nartës, por më pas u bë si shenjë dalluese e ngritjes të së rinjve të cilët shprehin pakënaqësitë ndaj çështjeve sociale, ekonomike dhe politike në vend përmes protestave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.