Protestuesit mbërrijnë te Kryeministria, të rinjtë ngjiten deri te dyert e godinës, policia bëhet “gardh”
Pas marshimit nga sheshi “Skënderbej”, protestuesit u afruan deri në hyrje të godinës së qeverisë, ndërsa e moshuara e njohur si “Nëna e Revolucionit” vendosi stikera me mbishkrimin “Rama jep dorëheqjen”
Protestuesit kanë mbërritur para godinës së Kryeministrisë, pas marshimit të nisur nga sheshi “Skënderbej” në kuadër të protestës kombëtare të kësaj të diele në Tiranë, siç njofton BalkanWeb.
Ndryshe nga tubimi i një dite më parë, këtë herë zona para Kryeministrisë nuk është rrethuar me efektivë policie, ndërsa të rinjtë janë afruar deri në dyert e godinës.

Në pamjet nga protesta shihen disa prej pjesëmarrësve që ngjiten në shkallët e hyrjes së Kryeministrisë. Mes tyre është edhe e moshuara që njihet si “Nëna e Revolucionit”, e cila ka vendosur stikera në dyert e godinës me mbishkrimin: “Rama jep dorëheqjen”.
Protestuesit vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.