☁️
Tiranë 12°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,923 ▼ -0.47% ETH $1,634 ▼ -0.78% XRP $0.9265 ▼ -1.33% SOL $70.5700 ▼ -0.3%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Bota

GREQI – Stuhia “Argos” shkakton reshje të dendura shiu dhe alarm për erëra të forta

ATHINË, 29 nëntor /ATSH-ANA/ – Stuhia “Argos” vazhdon të ndikojë në vendin ballkanik duke sjellë sot reshje të dendura shiu dhe shtrëngata në shumë zona, përfshirë Atikën.

Njëkohësisht, kushtet e motit karakterizohen nga erëra të forta në zonat detare dhe reshje dëbore në veri.

Sipas parashikimit të motit nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë (HNMS), sot priten fenomene të rënda meteorologjike në disa zona: në Thesalinë lindore, në ishujt Sporade, në Greqinë Qendrore lindore, në Evia dhe, gradualisht, në Peloponezin lindor dhe jugor.

Reshje dëbore, të dendura në disa vende, priten në zonat malore të kontinentit, në zonat gjysmëmalore të Greqisë veriore dhe qendrore, si dhe përkohësisht në zonat me lartësi të ulët në veri.

Era do të fryjë nga veriu në verilindje, me intensitet 5 deri në 7 ballë, duke arritur deri në 8 ballë në detin Jon dhe 9 deri në 10 ballë në detin Egje.

Temperaturat do të variojnë nga 8 deri në 12 gradë Celsius në veri, nga 14 deri në 17 gradë në pjesën tjetër të vendit dhe nga 18 deri në 21 gradë në jug. Në Greqinë veriore, gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes, priten ngrica.

Për sa i përket së hënës, më 30 nëntor, parashikohen reshje të dendura shiu dhe shtrëngata në Kretë – për të cilën është lëshuar një alarm i kuq – si dhe në ishujt Dodekaneze, ku është në fuqi një alarm portokalli.

Erërat shumë të forta në detin Egje do të vazhdojnë, duke arritur intensitetin 8 deri në 9 ballë, e në disa vende edhe 10 ballë.

Alarmi i kuq për erërat e forta mbetet në fuqi./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.