“PS mbështet teknologjinë”- Balla: Do ishte perfekte që votimi dhe numërimi elektronik të aplikoheshin në zgjedhjet e
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se PS mbështet fuqishëm votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhje.
Sipas Ballës, do të ishte perfektë që votimi dhe numërimi elektronik të aplikohej vitin e ardhshëm në zgjedhjet lokale në Bashkinë Tiranë, si bashkia më e madhe e vendit.
“Le t’ua lëmë përfaqësuesve tanë në KQZ përcaktimin e bashkive. PS e mbështet fuqishëm përdorimin e teknologjisë. Kanë mjaftuar disa palë zgjedhje, për të konfirmuar se dalja menjëherë e rezultatit të zgjedhjeve, për të përcaktuar vullnetin e votuesve, është diçka e domosdoshme. PD në disa palë zgjedhje ka dhënë dakordësinë dhe nuk ka pasur ankesa për cilësinë dhe sigurinë e votimit elektronik.
Në vitin 2025 ka pasur votim elektronik në Vorë dhe në njësinë nr.10 në Tiranë. Bashkia Tiranë do ishte perfekte për votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Por vendimmarrjet në KQZ janë vendimmarrje të përfaqësimit politik, ku njëra palë ka të drejtë të bllokojë palën tjetër. Por unë mendoj se dhënia fund e atij numërimi që zgjat me ditë me radhë, është e domosdoshme”, tha mes të tjerash Balla.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.