🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 31 May 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 87.36 ▼1.73%
ARI 4,593 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $73,640 ▼ -0.56% ETH $2,002 ▼ -1.23% XRP $1.3276 ▼ -1.74% SOL $81.6800 ▼ -1.59%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085
31 May 2026
Breaking
Opinion

Pse Berisha futi në udhëheqje skalionin rezervë të pushtetit?

Nga Ylli Pata

Ajo çfarë ndodhi në zgjedhjen e udhëheqjes së gjerë të Partisë Demokratike ka sjellë diskutime, pasi nuk kishte ndodhur më parë.

Sali Berisha ka sjellë në Këshillin Kombëtar të PD-së, një grup njerëzish që kanë qenë gjithmonë afër tij, madje shumë afër tij, por që nuk kanë marrë poste apo angazhime “zyrtare”në Partinë Demokratike. Edhe pse faktikisht, thuajse e gjithë lista ka qenë de fakto person me influencë ekzekutive në aktivitetet politike të PD-së qoftë në pushtet, por edhe në opozitë.

Kryesisht lista është e përbërë prej skalionit të ashtuquajtur rezervë, që gjatë pushtetit të Partisë Demokratike, ka pasur role të rëndësishme ekekutive, në institucionet më të rëndësishme e me pushtet të shtetit, e gjithashtu kompanive më të rëndësishme publike me buxhet më të madh.

Prania e një liste apo skalioni të ashtuquajtur rezervë që përdoret nga polityka shqiptare gjatë marrjes së pushtetit nuk është vetëm se e ka bërë vetëm Sali Berisha. Prej 34 vitesh tashmë, kemi parë që partitë, sidomos të mëdhatë, por edhe të tjerat, kanë gati personazhet që i vendosin nëpër postet e rëndësishme, pasi janë skalioni më besnik.

Ky është njëri nga faktorët e krizës së përfaqësimit dhe mungesës së meritokracisë në Shqipëri. Megjithatë, në rastin aktual, kemi të bëjmë me një katapultim të një liste personash që ka qenë shtylla kurrizore e deep state të mandatit të dytë të Sali Berishës. Një “brigadë” “kolonelësh”që kanë kontrolluar në mënyrë vertikale shtetin shqiptar, e që u kthyen realisht në një problem pakënaqësie, që fare lehtë mund të konsiderohet edhe një nga shkaqet e humbjes së thellë të PD-së në vitin 2013. Humbje, e cila nuk është analizuar asnjëherë me mendje të ftohtë, pasi nuk kemi pasur një ikje totale tek e majta, por një protest e qartë e votuesit të djathtë të mërzitur, apo të irrituar. Një pjesë e rëndësishme e votuesit democrat shkoi te LSI-ja në dy zgjedhje radhazi-2013,2017, pikërisht për të dhënë një sinjal për zhgënjimin ndaj mënyrës vertikale, familjare e tribale që ka qeverisur Sali Berisha në mandatin e dytë.

Rikthimi në shtëpi në 2021-shin e një pjese të mirë të kësaj vote ndodhi sepse ata besuan realisht se Lulzim Basha bashkë me ndërkombëtarët, e kanë një pushtet më të madh se Sali Berisha Brenda PD-së, ku pjesa më e madhe e “skalionit rezervë” nuk do të kishte më pushtetin e dikurshëm.

Dhe në fakt, ky sensacion kishte logjikë, pasi me afrimin e Non Grata-s, pushteti i Berishës shikohej se po binte. Por gjithçka ndodhi pas përjashtimit të Sali Berishës nga Basha, ku një pjesë e rëndësishme e të mërziturit me të, patën iluzionin se do ta përdornin doktorin si tranpolinë për karrierën e tyre.

Normalisht se nuk do të ndodhte. Sali Berisha është një politikan që e ka bërë të qartë që në krye të herës se kush është nga pikëpamja e logjikës së zgjedhjes së stafeve dhe krijimit të bashkëpunimit.

Deal-et e doktorit janë pakte in extremis e jo një filozofi politike e shtratit normal të ndërtimit politik të Partisë Demokratike në opozitë apo qeverisje.

E gjithë lista që Sali Berisha ka futur në udhëheqjen e gjerë të PD-së, janë personazhe që gjatë 13 viteve të opozitës kanë pasur role të rëndësishme, sidomos pas rikthimit aktiv të Sali Berishës. Kurorëzimi zyrtar i tyre në PD është thjesht de jure, pasi de fakto ka qenë madje shumë aktiv.

Lista është një blindim më i fortë, apo një gardh më tepër i rrethit familjar, tribal dhe klientelist i një grupi drejtues, i cili kështu e ka konsideruar politikën që në fillim. Kush ka pasur iluzione për një deal me këtë grupim që është vertikal dhe i ngjizur tashmë, sipas të gjitha gjasave i ka bërë llogaritë gabim.

Megjithatë, përtej pësaj pjese, pra iluzioneve të atyre që mendonin se mund të kalonin gardhin klanisto-klientelist, sinjali më i rëndësishëm është një tjetër.

Berisha po ndërton jo një parti politike për tu zgjeruar, por një organizatë të mbyllur për mbijetesë dhe rezistencë. Madje shumë të fortë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.