Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë persona
Në Top Story me Grida Dumën vijon diskutimi në lidhje me pamjet intime të personave publikë të shpërndarë gjerësisht në rrjet.
Çakuli: Dëgjova emrin e Aurela Gaçes, emër i madh. Ndoshta gjykata do t’i dënojë autorët, por kurrë nuk do të shuhet ndotja që i kanë bërë emrave të këtyre personave. Kur janë këto video me intimitete, hapen me shpejtësi. Të kesh video që mezi marrin lekët pensionistët, nuk e hap asnjë njeri. Këto janë ëprgjegjësi jo vetëm e policisë, por e gjithë shoqërisë.
Çakuli: Kur doli ëështja e Klinton, nuk u mor njeri me aspektin personal. U morën institucionet përse ai kishte gënjyer popullin. Anën morale nuk mund ta qepësh me pe të bardhë, jo gjykata të dënon, por morali. U hapën fjalë për gruan e Çezarit, gjykata e shpalli të pafajshme, por Çezari nuk e bëri. Je gruaja e Çezarit, nuk mjafton të jesh e pafajshme. Ai ishte në dijeni të kamerave dhe ka mashtruar që nuk është kamera. Përgjegjësi është ai (Hila) i pari dhe përhapësit e videove. Ky (gazetari) që vetëofrohet si shpërndarës i videove, është thirrur?



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.