☁️
Tiranë 30°C · Vranët 01 June 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 90.56 ▲3.66%
ARI 4,530 ▼1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $72,700 ▼ -1.44% ETH $1,983 ▼ -1.63% XRP $1.3027 ▼ -2.37% SOL $80.9300 ▼ -1.92%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.56 ▲3.66 % ARI 4,530 ▼1.37 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.56 ▲3.66 % ARI 4,530 ▼1.37 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Sporti

Qershori kuqezi/ Nga Kombëtarja A tek U-14-a, 16 ndeshje në program për gjithë ekipet

Muaji qershor do të jetë një periudhë intensive për ekipet kombëtare shqiptare, me aktivitet të ngjeshur në të gjitha kategoritë, nga Kombëtarja A deri te përfaqësueset e moshave. Në total, ekipet kuqezi do të zhvillojnë 16 ndeshje zyrtare dhe miqësore gjatë këtij muaji.

Kombëtarja A do të luajë dy ndeshje miqësore në stadiumin “Air Albania”, përballë Izraelit më 3 qershor dhe Luksemburgut më 6 qershor. Këto takime do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar gjendjen e skuadrës dhe për të vazhduar përgatitjet për sfidat e ardhshme zyrtare.

Edhe Kombëtarja e vajzave do të zbresë në fushë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2027. Vajzat kuqezi do të përballen fillimisht me Çekinë në transfertë më 5 qershor, ndërsa më 9 qershor do të presin Malin e Zi në stadiumin “Loro Boriçi”.

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me kundërshtarë të nivelit të lartë, ndaj Sllovenisë dhe Italisë, sfida që do të shërbejnë si pjesë e rëndësishme e përgatitjeve për angazhimet e ardhshme ndërkombëtare.

Aktive gjatë muajit qershor do të jenë edhe Kombëtaret U-19 dhe U-16, të cilat do të luajnë nga dy ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë. Për këto ekipe, takimet përbëjnë një mundësi të mirë për zhvillimin dhe vlerësimin e futbollistëve të rinj në nivel ndërkombëtar.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe Kombëtares U-17, e cila do të marrë pjesë në raundin kualifikues që do të zhvillohet në Shqipëri nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Kuqezinjtë do të përballen me Letoninë dhe Ukrainën në “Arena Egnatia”, ndërsa ky aktivitet përfaqëson një tjetër dëshmi të besimit të institucioneve ndërkombëtare ndaj kapaciteteve organizative të FSHF-së.

Në gjysmën e dytë të muajit do të zhvillojnë aktivitetet e tyre edhe Kombëtaret U-14 dhe U-15, të cilat do të luajnë nga dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut. Këto grumbullime dhe ndeshje janë pjesë e procesit të identifikimit dhe zhvillimit të talenteve të rinj për të ardhmen e futbollit shqiptar.

Me një kalendar të pasur ndeshjesh dhe aktiviteteve në të gjitha nivelet, qershori pritet të jetë një muaj i rëndësishëm për ekipet kombëtare, duke konfirmuar angazhimin e vazhdueshëm të Federatës së Futbollit për zhvillimin dhe përfaqësimin dinjitoz të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.