☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,729 ▲0.68%
DOW 52,428 ▲0.13%
NASDAQ 26,499 ▲1.26%
NAFTA 99.81 ▼1.92%
ARI 4,077 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,729 ▲ +0.91% ETH $2,347 ▲ +1.31% XRP $1.3227 ▲ +2.24% SOL $101.1100 ▲ +0.65%
S&P 500 7,729 ▲0.68 % DOW 52,428 ▲0.13 % NASDAQ 26,499 ▲1.26 % NAFTA 99.81 ▼1.92 % ARI 4,077 ▲0.94 % S&P 500 7,729 ▲0.68 % DOW 52,428 ▲0.13 % NASDAQ 26,499 ▲1.26 % NAFTA 99.81 ▼1.92 % ARI 4,077 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria: 480 mijë euro për konsulencën e “Roland Berger”, në 2013-ën ndihmuan negociatat për TAP-in

Kompania gjermane e konsulencës “Roland Berger” është e njohur në qarqet e qeverisë shqiptare, pasi ka ofruar shërbimet e saj gjatë negociatave për gazsjellësin Trans Adriatic Pipeline (deri në vitin 2013). Por, këtë herë është qeveria “Rama” që ka kërkuar shërbimet e kompanisë gjermane për një periudhë 6-mujore e për të cilën do të paguhet 480 mijë euro (pa TVSH) për llogari të Ministrisë së Transportit dhe Industrisë.

Vendimi që tashmë është zyrtarizuar edhe me hyrjen në fuqi në Fletoren Zyrtare parashikon qëstudioja konsulente “Roland Berger” të zhvillojë një kuadër ligjor, kontraktual dhe bashkëpunimi në nivele kombëtare ndërkombëtare, së
bashku me një vlerësim paraprak për 3-4 projekt propozime të infrastrukturës së transportit, të cilësisë së lartë, tërësisht të vlerësuara e të përshtatshme për përpunim të mëtejshëm, në propozime për t’u investuar.
Kompania gjermane do të sigurojë edhe ekspertizën e nevojshme për koordinim dhe bashkëpunim në nivel politik, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverive të shteteve të Ballkanit Perëndimor, për bashkëpunimin në zonat kufitare strategjike në fushën e transportit. Kjo vlen edhe në lidhje me realizimin e bashkëpunimit ndërmjet shtetit shqiptar dhe vendimmarrësve kryesorë të Bashkimit Evropian, me secilin shtet anëtar, veçanërisht me Republikën Federale të Gjermanisë,por edhe me çdo donator e partner publik të huaj, me qëllim gjetjen e financimit për projektet e cilësuara si prioritare.

Këtu bëhet fjalë për angazhimet që qeveria shqiptare ka marrë në kuadër të asaj që njihet si “Procesi i Berlinit”, i krijuar gati një vit më parë me inicitivën e kancelares gjermane Angela Merkel.
Shqipëria synon të bëhet pjesë e projektit të madh infrastrukturor që njihet si “Korridori i Kaltër” e që zbret nga Kroacia, në të gjithë bregdetin, Malin e Zi dhe Shqipëri
e deri në pjesën veriore të Greqisë, në Igumenicë (Autostrada Adriatiko–Joniane). Ky është një projekt shumë i rëndësishëm, i cili u miratua përfundimisht në Samitin e Vjenës dhe vjen si një zgjatim i korridoreve europiane, që njihen me emërtesën “Ten T”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.