Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.85 ▲2.92%
ARI 4,544 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,922 ▲ +11.51% ETH $2,286 ▲ +18.8% XRP $1.1596 ▲ +15.25% SOL $87.1100 ▲ +12.4%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.85 ▲2.92 % ARI 4,544 ▼0.03 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.85 ▲2.92 % ARI 4,544 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Qeveria e Kosovës mohon pretendimet e ministrit serb Daçiç

 Qeveria e Kosovës ka përgënjeshtuar deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili në një konferencë për shtyp të mbajtur mbrëmë në Beograd deklaroi se Surinami ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Nga kabineti i kryeministrit të Kosovës për Anadolu Agency (AA) mohuan pretendimin e Beogradit duke thënë se diçka e tillë nuk lejohet ndërkombëtarisht.

“E para, e drejta ndërkombëtare nuk e njeh konceptin e tërheqjes së njohjes dhe e dyta nuk ekziston shteti ‘Kosova e Metohija’, siç pretendon një letër e Beogradit. Në marrëdhëniet ndërkombëtare ekziston Republika e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur”, theksoi për AA Halil Matoshi, këshilltari për media nga kabineti i kryeministrit të Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb, Daçiç konferencën për shtyp tha se Misioni i përhershëm i Surinamit në Kombet e Bashkuara (OKB) ka marrë vendim për tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur. Ai shtoi se për këtë e njoftoi ministrja e Jashtme e Surinamit mbrëmë, ndërsa gjatë mbrëmjes poashtu arriti edhe nota me njoftimin zyrtar.

“Ky vendim tregon se doemos duhet pasur qëndrueshmëri, të bisedohet me të gjithë, nëse dëshirojmë që Kosova të jetë interes nacional. Kjo po ashtu, tregon se nuk është gjithçka e kryer, siç thotë dikush”, tha Daçiç duke shtuar se në këtë “operacion” ka ndihmuar “një njeri i tyre që ka kontakte me autoritetet e Surinamit”.

Ai i bëri thirrje tërë diasporës që të ndërmarrin aksione të tilla “për vendin e tyre”.

“Nuk do të ngelim këtu, ma zënë për të madhe nga Brukseli dhe Washingtoni se më së shumti merrem me këtë. Merrem se ky është problemi ynë më i madh”, tha Daçiç, duke shtuar se “gjenerata jonë nuk do të jetë ajo që do të shohë Kosovën të ketë ulëse në OKB”.

“Kjo nuk do të ndodh derisa Rusia dhe Kina nuk ndryshojnë qëndrimin”, tha Daçiç.

Poashtu edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njoftoi se nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar në lidhje me tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Surinami.

Surinami, vend i cili ndodhet në Amerikën Jugore, e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 8 qershor të vitit 2016.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.