☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,187 ▼ -0.24% ETH $1,801 ▲ +0.33% XRP $1.1086 ▲ +0% SOL $78.0700 ▼ -1.23%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Qeveria gjermane e shqetësuar për gjendjen në Maqedoni

Prej muajsh në Maqedoni, e cila është kandidate për BE-në, po mbretëron një kaos politik. Qeveria federale gjermane bën thirrje për një zgjidhje të shpejtë të krizës. Qeveria federale gjermane është “shumë e shqetësuar” për situatën në Maqedoni. “Ajo që jemi duke përjetuar aktualisht është që udhëheqësit politikë nuk sillen si duhet të sillen në një vend që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së”, tha ministri i shtetit për Evropën Michael Roth për agjencinë gjermane të shtypit DPA. Berlini bën thirrje për një zgjidhje të shpejtë të krizës politike, në mënyrë që nuk të mund të zhvillohen zgjedhjet për parlamentin e vendit.

“Maqedonia nuk duhet të largohet më tej nga Evropa”

“Partitë nuk duhet ta vënë më në provë durimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të Bashkimi Evropian”, paralajmëroi politikani i SPD-së nga Brukseli, ku situata në Maqedoni ishte vënë me këmbënguljen e Gjermanisë në rendin e ditës të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.

“Maqedonia nuk duhet të largohet më tej larg nga Evropa, por duhet të kthehet në rrugën e afrimit me BE-në”, tha Roth. Përveç kësaj duhet të mundësohet ndjekja penale e më shumë se 50 politikanëve të lartë, për të cilët vlen një amnisti e Presidentit Gjorgje Ivanov. “Prokuroria speciale duhet ta vazhdojë pa u penguar punën e saj”, tha Roth.

Përmbysen planet për zgjedhje të prakohëshme parlamentare

Kryeministri shumëvjeçar në pushtet Nikolla Gruevski dhe ministrat e tij akuzohen për korrupsion në shkallë të gjerë dhe për eliminimin e kundërshtarëve të tyre politikë me metoda kriminale. Megjithatë, presidenti Ivanov i amnistoi në prill 56 politikanë e lartë, gjë që nxori në protesta mijëra qytetarë të zemëruar. Planet për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 5 qershor u hodhën së fundmi poshtë nga deputetët. Ata kërkojnë që fillimisht regjistri i zgjedhësve të pastrohet nga më shumë se 300.000 persona që tashmë kanë vdekur. Përveç kësaj duhet që me anë të një reforme të pamundësohet kontrolli i medias nga qeveria.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.