🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.62 ▲1.71%
ARI 4,401 ▼0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,764 ▼ -0.66% ETH $2,496 ▲ +0.07% XRP $1.4202 ▲ +1.41% SOL $103.7500 ▼ -0.28%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.62 ▲1.71 % ARI 4,401 ▼0.87 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.62 ▲1.71 % ARI 4,401 ▼0.87 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
09 Sep 2026
Breaking
Politika

Qeveria mbështet zjarrfikësit| Lamallari shpjegon përfitimet: Rrisim trajtimin financiar

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka bërë të ditur se Qeveria ka miratuar një vendim, i cili synon përmirësimin e trajtimit financiar për efektivët e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari e cilësoi vendimin si një lajm të mirë për të gjithë ata që janë në vijën e parë të emergjencave dhe që përballen çdo ditë me rrezikun për të mbrojtur qytetarët.

Lamallari bëri me dije gjithashtu se vendimi përcakton standarde më të qarta për mbrojtjen e punonjësve nga mbingarkesa në punë, duke synuar përmirësimin e kushteve të shërbimit.

Ai theksoi se puna e efektivëve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit nuk njeh orar dhe se institucionet kanë detyrimin t’i mbështesin për përkushtimin e tyre.

Postimi i ministrit të Brendshëm:

“Një lajm i mirë për ata që janë në vijën e parë sa herë që qytetarët kanë nevojë, që përballen me zjarrin, rrezikun dhe çdo situatë emergjente, pa kursyer asgjë nga vetja. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam vendimin që përmirëson trajtimin financiar të efektivëve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, duke garantuar një trajtim më të drejtë dhe motivues për orët shtesë, punën gjatë natës, në ditët e pushimit dhe festat zyrtare, si edhe duke vendosur standarde të qarta për mbrojtjen e tyre nga mbingarkesa në punë. Vendimi i sotëm është një hap tjetër domethënës në përmbushjen e angazhimit që ne kemi ndërmarrë për të forcuar e mbështetur më tej djemtë dhe burrat që shërbejnë në këtë shërbim tejet të rëndësishëm. Përkushtimi i tyre nuk njeh orar e as vështirësi ndaj ne kemi detyrimin e përbashkët t’ju gjendemi gjithmonë pranë. RESPEKT!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.