☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,477 ▲ +0.38% ETH $2,249 ▲ +0.6% XRP $1.2501 ▲ +0.76% SOL $95.8400 ▲ +1.39%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Qorolli: Deri në fundjavën e ardhshme, lajme pozitive për presidentin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Vigan Qorolli, ka deklaruar se është çështje e një jave ose 10 ditëve kur pritet të ketë lajme pozitive për çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

“Mund të jetë çështje e një jave, 10 ditë, jemi në finishin e negociatave përfundimtare, efektivisht jemi në fund të gushtit, besoj që optimistisht deri në përmbylljen e weekendit të ardhshëm mund të ketë lajme pozitive”, tha Qorolli.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Vigan Qorolli, tha se konstruktiviteti lidhet me parimet që kanë dy partitë politike, respektivisht se dy liderët, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku, kanë arritur në një dakordim që të kalohet në një fazë tjetër.

Sipas tij, kjo është faza përfundimtare e gjetjes së një emri që do të prodhojë konsensus dhe më pas të votohet në Kuvend.

“Mund të konfirmoj sonte se negociatat janë në stadin përfundimtar të tyre. Nuk mund të konfirmoj emra të përveçëm, sepse do ta dëmtonte procesin. Nuk do të jetë e largët dita kur kryeministri në detyrë Kurti do të komunikojë nga foltorja e Kuvendit të Kosovës kandidatin e nominuar zyrtarisht, sepse ajo do t’i nënshtrohet disa procedurave kushtetuese, që janë nominimet me nënshkrime, ku do të jenë dy kandidatë dhe njëri do të zgjidhet me vota afirmative”, tha ai për RTK Prime.

Sipas tij, është arritur mirëbesimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai tha se në këtë aspekt janë diskutuar edhe disa emra për të qenë kandidatë për president.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.