☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.94 ▲0.04%
ARI 4,074 ▼0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,919 ▲ +1.08% ETH $2,350 ▲ +1.4% XRP $1.3278 ▲ +2.49% SOL $101.2800 ▲ +0.59%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.94 ▲0.04 % ARI 4,074 ▼0 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.94 ▲0.04 % ARI 4,074 ▼0 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Qytetarët e Serbisë për luftërat në Ballkan fajësojnë faktorin ndërkombëtar

Sociologia Aleksandra Markoviç në konferencën për media ku u prezantua hulumtimi i opinionit publik në prag të zgjedhjeve, foli për raportet e qytetarëve me Tribunalin e Hagës.

Sociologia Aleksandra Markoviç në konferencën për media të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), ku u prezantua hulumtimi i opinionit publik në prag të zgjedhjeve, foli për raportet e qytetarëve me Tribunalin e Hagës dhe përgjegjësinë për luftërat në ish-Jugosllavi, në kontekst të gjykimit të fundit të Vojisllav Sheshelit në gjykatën e Hagës.

Duke theksuar se ky vendim ka ndikuar edhe në rezultatet e hulumtimit, Markoviç tha se rezultatet treguan se 38 përqind e të anketuarve pajtohen se vendimi është marrë sipas drejtësisë ndërsa çdo i 10-ti qytetarë i Serbisë beson se vendimi nuk është marrë me drejtësi.

“Nëse vendimi i Tribunalit të Hagës do të kontribuojë që Serbia të pajtohet me të kaluarën dhe me popujt me të cilët ishte në konflikt, nuk pajtohen më shumë se gjysma e qytetarëve të Serbisë. Nëse vendimet e Hagës ishin të drejta dhe në përputhje me ligjet nuk pajtohen madje mbi 58 përqind, kurse 61 përqind besojnë se Gjykata e Hagës është formuar vetëm për të gjykuar serbët dhe t’ua hedhë atyre fajin për konfliktet në ish-Jugosllavi”, tha Markoviç.

Ajo tha se që nga viti 2000, e deri më tani, tek qytetarët e Serbisë vërehet një qëndrim negativ ndaj Tribunalit të Hagës, por një numër i madh i të anketuarve kishin qëndrim utilitar ndaj këtij institucioni, pra ata thonin se duhet të bashkëpunohet me Tribunalin, nëse është e nevojshme të shmangen disa pasoja apo plotësuar kushtet për anëtarësim në BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.