⛅
Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,980 ▲ +0.47% ETH $2,248 ▲ +1.06% XRP $1.1555 ▼ -3.51% SOL $90.0900 ▲ +0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

“Rama dhe Berisha tremben”, Dashamir Shehi: Protesta u ka marrë popullin partive, qytetarët kanë çetën e tyre

Kreu i LZHK Dashamir Shehi theksoi që Rama dhe Berisha po i tremben faktit që protesta qytetare u ka marrë popullin, duke krijuar çetën e tyre.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN Shehi vuri në dukje se protestat treguan se njerëzit mblidhen edhe pa parti, dhe pa qenë pjesë e strukturave politike.

“Kanë prodhuar një gjë. Janë masiv, janë simpatikë, as dhunë, që qyteti i dashka. Këta s’kanë nevojë të sjellin militantë partie me furgon nga rrethet, hiç, dalin njerëzit. Si dalin? Burri merr gruan për krahu, marrin edhe kalamajtë, ka një atmosferë pothuajse festive. Çfarë kanë bërë këto? Këto i kanë marrë çetën partive, popullin që është atje poshtë. Këtu ishte krijuar ideja që dy veta mbledhin, Berisha mbledh ata militantët e vet, ky tjetri mbledh ata të vjetrit të Partisë së Punës, të komunizmit, ka edhe këto patronazhistët e rinj, arrivistët, përfituesit, hajdutët”, tha Shehi.

“Të tjerët s’kishin çetë deri më sot, s’ishin të përfaqësuar, dhe për sa kohë s’kishin çetë nuk trembej njeri, se idetë nuk trembin këtu. Mirëpo këta kanë bërë çetën e vet tani, që është e madhe, prandaj tremben të dy palët, duhet ta mendojnë këtë punë seriozisht, se ja ku qenkërkan. Nuk i mblidhni vetëm ju, i mbledhim edhe ne pa parti, pa struktura, pa seksion, u mbledhkan njerëzit”, u shpreh kreu i LZHK.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.