☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 13 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.88 ▼3.23%
ARI 4,239 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
₿ CRYPTO
BTC $64,248 ▲ +0.92% ETH $1,677 ▲ +0.57% XRP $1.1458 ▲ +1.27% SOL $68.1000 ▲ +2.18%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
13 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama: Dhuna online ndaj këngëtarit Ylli Limani, shprehje e neveritshme e fenomenit që shoqëron protestën e bulevardit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj sulmeve online, thirrjeve për bojkot dhe kërcënimeve ndaj këngëtarit Ylli Limani, duke i cilësuar ato si shprehje të një “degradimi të ri të jetës publike” që shoqëron protestat në Bulevard.

Në një deklaratë të gjatë, Rama thekson se nuk e njeh personalisht artistin dhe nuk dëgjon muzikën e tij, por mbron fuqimisht të drejtën e tij për të performuar pa u ekspozuar ndaj dhunës verbale e kërcënimeve.

“Nuk e njoh Ylli Limanin. Nuk e dëgjoj muzikën e tij. Por dhunën online ndaj tij, thirrjet e dhunshme për bojkot të koncertit të tij, kërcënimet pas suksesit të mbrëmshëm të tij, i konsideroj si shprehjen më të neveritshme të një fenomeni që po e shoqëron protestën e bulevardit”, shkruan Rama.

Ai e përshkruan këtë fenomen si “një formë degradimi e jetës publike në kanalet sociale tanimë e ngritur në një nivel të ri dhune në grup, që nuk duhet justifikuar, nuk duhet relativizuar dhe nuk duhet pranuar assesi me strukjen në qoshen e heshtjes, po duhet luftuar me forcën e fjalës”.

Rama thekson se histeria në rrjetet sociale po bie gradualisht, pasi ajo lidhet kryesisht me kundërshtitë ideologjike globale, veçanërisht ndaj presidentit amerikan Donald Trump, dhe jo me realitetin shqiptar apo projektet turistike si ai i Zvërnecit.

“Por nga ana tjetër po ngrihet përditë e më shumë një dallgë dhune verbale, plot presion, vulgaritet e kërcënime ndaj kujtdo që nuk rreshtohet me protestuesit e bulevardit”, thekson ai, duke përmendur thirrje si “çohuni nga kafja” ose bllokime rrugësh.

Rama paralajmëron se kjo frymë përjashtuese dhe intimiduese ka precedentë historikë të rrezikshëm.

Ai ka sjellë shembuj nga Italia e Musolinit, Gjermania naziste dhe Greqia me Agimin e Artë, ku presion social, frikësimi i kundërshtarëve dhe pretendimi për të përfaqësuar “popullin e vërtetë” shënuan fillimin e lëvizjeve ekstremiste.

“Ne jemi populli i vërtetë’ dhe kush s’është me ne është ‘armiku i popullit’, është formula që i paraprin pasojave të rënda politike e shoqërore”, paralajmëron Rama, ndërsa shton se “Protesta është e drejtë, por dhuna ndaj shumicës jo”.

Kreu i qeverisë nënvizon se protesta është një e drejtë demokratike që respektohet, por kur ajo shoqërohet me sulme ndaj atyre që nuk marrin pjesë – të cilët ai i quan shumicë e popullit shqiptar – atëherë demokracia fillon të humbasë pulsin.

“Historia na ka mësuar më shumë se sa një herë, që kur dialogu zëvendësohet nga anatema, argumenti nga sharja dhe bindja nga frikësimi… përfundimi nuk është kurrë liria po fundi i saj”, shkruan ai.

Rama përfundon me një mesazh optimist për Shqipërinë, duke theksuar se vendi ka kaluar sprova të vështira dhe nuk do të kthehet mbrapa, por do të ecë përpara pavarësisht pengesave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.