☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.29 ▼0.62%
ARI 4,580 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $73,064 ▲ +5.57% ETH $2,326 ▲ +3.36% XRP $1.2703 ▲ +15.27% SOL $87.6500 ▲ +2.84%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.29 ▼0.62 % ARI 4,580 ▲0.19 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.29 ▼0.62 % ARI 4,580 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
21 Aug 2026
Breaking
Politika

“Rama jep dorëheqjen” – Mbyllet marshimi masiv në rrugët kryesore të Tiranës në ditën e 16-të të revoltës

Pas disa orësh marshimi dhe tubimesh në qendër të kryeqytetit, protestuesit paralajmërojnë vazhdimin e aksioneve deri në largimin e kryeministrit Edi Rama

Marshimi masiv i protestuesve në Tiranë është mbyllur në orët e mbrëmjes, pas disa orësh lëvizjeje në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe dy grumbullimeve përpara godinës së Kryeministrisë.

Qytetarët, të mbledhur në ditën e 16-të të protestave të njëpasnjëshme, përshkuan disa akse kryesore të Tiranës nën thirrjet “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama ik”, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Pas rrethimit të godinës së Kryeministrisë për herë të dytë gjatë mbrëmjes, turma u shkëput nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe vijoi marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit. Protestuesit kaluan në disa zona të Tiranës, ndërsa qytetarë të tjerë iu bashkuan lëvizjes gjatë itinerarit.

Atmosfera gjatë gjithë protestës u karakterizua nga thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshim politik. Pjesëmarrësit mbanin pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa marshimi u zhvillua pa incidente të raportuara.

Në përfundim të tubimit, protestuesit përsëritën se aksioni qytetar do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Sipas tyre, protesta nuk do të ndalet derisa të arrihet qëllimi kryesor i lëvizjes, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Kjo ishte dita e 16-të radhazi e protestave në Tiranë, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje edhe në tubimet e ardhshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.