☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,822 ▼ -2.14% ETH $2,680 ▼ -2.6% XRP $1.4840 ▼ -3.5% SOL $119.4500 ▼ -2.41%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Politika

“Vetëm gjuhë faktesh përballë zhurmës”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: D

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot një nga komponentët e “Pasqyrë Albania”, “Pasqyra Flamingo”, ku do të pasqyrohen dosjet më me ndikim në opinionin publik.

E para që do të jetë në këtë platformë do të jetë dosja e Zvërnecit dhe Sazanit.

Fjala e Ramës:

“Pasqyrë Albania lidhet me transparencën maksimale të dosjeve qeveritare. Ky komponent është si rezultat i një nxitjeje të ardhur nga qeveria përmes manifestimit të protestës në fillim të qershorit dhe nga ana tjetër si një domosdoshmëri e një kohe të re kur faktet janë nën presionin e manipulimit, të gjysmë të vertëtave, manipulimeve apo informacioneve të paverifikuara.

E kemi quajtur “Pasqyra Flamingo”, është edhe anglisht. Nuk kishte sesi të mos niste me dosjen më të përfolur, atë të Sazan-Zvërnecit. Është një shërbim që do t’i shërbejë të gjithëve. Qytetarët do të mund të shohin çfarë shkruajnë të gjitha dokumentet qeveritare. Në këtë pasqyrë do të vendosim çdo dosje me një rëndësi të veçantë.

Shumë shpejt do të publikojmë dosjen qeveritare të KAYO, një tjetër emër që përflitet në rrugët e kanaleve sociale dhe në hapësirat e medias televizive. Po ashtu, Milot-Balldreni ka qenë temë me trillime dhe gjysmë të vërteta, ku faktet në të gjitha këto raste janë vendosur në presion të madh të një bote që varet gjithnjë e më shumë në atë çfarë thuhet dhe jo çfarë faktohet dhe verifikohet.

Pjesë e Pasqyrë Albania do të jetë edhe mundësia për të ndjekur në kohë reale çdo projekt publik të financiar nga taksat e qytetarëve. Po ashtu, në pasqyrën e Flamingos ka edhe një komponent me pyetje dhe përgjigje zyrtare.

Është shumë e rëndësishme të thuhet se në Pasqyrën e Flamingos nuk ka retorikë, deklarata politike, përgënjeshtrime, ka vetëm gjuhë faktesh të mbështetur në referenca ligjore, dokumente zyrtare dhe është një hapje si të thuash e bibliotekës së fshehtë të pushtetit ekzekutiv.

Është në zhvillim e sipër. Edhe dosja e sotme është në zhvillim e sipër, sepse në të do të shtohen edhe dokumentet që do të vijnë në vazhdim. Do t’i shtohen projekti urbanistik, studimi për ndikimin në mjedis dhe gjithçka tjetër që mungon. Për këtë arsye dosja është e hapur. Kur dosja mbyllet, aty ka edhe një status që thotë: Dosje e mbyllur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.