Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 24 July 2026
S&P 500 7,408 ▼1.21%
DOW 51,712 ▼0.97%
NASDAQ 25,138 ▼2.15%
NAFTA 89.16 ▼3.29%
ARI 4,058 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $64,882 ▼ -0.52% ETH $1,876 ▼ -1.48% XRP $1.1018 ▼ -1.88% SOL $74.9500 ▼ -2.61%
S&P 500 7,408 ▼1.21 % DOW 51,712 ▼0.97 % NASDAQ 25,138 ▼2.15 % NAFTA 89.16 ▼3.29 % ARI 4,058 ▲0.2 % S&P 500 7,408 ▼1.21 % DOW 51,712 ▼0.97 % NASDAQ 25,138 ▼2.15 % NAFTA 89.16 ▼3.29 % ARI 4,058 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Politika

Rama: Protestën nuk e krijuan sharlatanët, por e rrëmbyen. Faktet tona shpesh nuk dëgjohen sepse jepen pa empati

Kryeministri Edi Rama deklaroi se protestat e muajve të fundit kishin në thelb pakënaqësinë e qytetarëve të zakonshëm, ndërsa akuzoi aktorë të ndryshëm se u përpoqën t’i shfrytëzonin ato për të nxitur kaos dhe për të goditur besimin ndaj institucioneve.

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar socialist, Rama tha se përgjegjësia për hendekun e krijuar me qytetarët i takon qeverisë.

“Ama prapë shkaku i hendekut ishim ne dhe zemra e protestës ishin njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Prandaj përgjigjja për ta duhet të jetë e jona, jo e sharlatanëve, ekstremistëve apo çdo dështaku publik që në këto raste janë gjithmonë gati me receta çudibërëse për popullin. Ata kishin nevojë për plagën, por nuk e krijuan ata protestën, e rrëmbyen”, u shpreh Rama.

Sipas tij, qëllimi i këtyre aktorëve ishte të minonin besimin e qytetarëve ndaj shtetit dhe institucioneve.

“Po çfarë interesi kanë ustallarët malinjë për Shqipërinë? Zero. Vetëm kaosin dhe rrënimin e besimit që shqiptarët të mos i besojnë më askujt. As shtetit, as medias, as parlamentit, as Europës”, deklaroi kryeministri.

Rama u ndal edhe te incidentet që, sipas tij, shoqëruan protestat, duke përmendur shfaqje të antisemitizmit dhe tensioneve fetare e etnike.

“Fakti që për herë të parë Shqipëria përjetoi shijen e keqe të dasisë fetare dhe urrejtjes etnike që u manifestuan në protestë ishte drejtpërdrejt objektiv i operacionit të tyre. Shënjestrimi i kombit hebre me një antisemitizëm të panjohur për Shqipërinë deri në atë moment ishte përdhunimi publik i kujtesës së shenjtë të atyre familjeve shqiptare që mbrojtën hebrenjtë me jetën e tyre”, tha ai.

Kryeministri pretendoi gjithashtu se protesta u shfrytëzua nga aktorë të huaj dhe interesa ekonomikë.

“As ndërhyrja e aktorëve të huaj shtetërorë, as sponsorizimi marramendës i breshërive dixhitale nga lobet e konkurrencës së industrisë mesdhetare të turizmit nuk e shpikën sekëlldinë që i nxori flamengot në bulevard. E shfrytëzuan atë sekëlldi dhe u përpoqën shumë ta kthenin në një zjarr të pakontrollueshëm”, u shpreh Rama.

Sipas tij, pasojat u reflektuan edhe në sektorin e turizmit.

“Pasoja mbi sezonin turistik dhe mbi ekonominë e familjeve që jetojnë me turizëm e tregoi bilanci i fundqershorit. Për herë të parë pas shumë vitesh, në kundërtendencë me muajt janar-maj që ishin zjarr, rritja stopoi në shifrat e qershorit të kaluar”, deklaroi ai.

Megjithatë, Rama theksoi se nuk i konsideron protestuesit e zakonshëm përgjegjës për këto zhvillime.

“Asnjëherë s’më ka shkuar mendja të akuzoja protestuesit e sinqertë si bashkëpunëtorë të vrasësve të Teheranit apo kukulla të tjetërkujt… As më ka shkuar në mendje t’i shpall protestuesit dhe kritikët armiq dhe agjentë”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri pranoi se Partia Socialiste duhet të ndryshojë mënyrën e komunikimit me qytetarët, duke treguar më shumë empati.

“Ne duhet ta shtrijmë reagimin tek adresimi i atij hendekut, duke shpjeguar më herët, më qartë dhe me empati. Pas fitores së madhe që na dha 83 mandate e kam thënë se ajo fitore aq sa është bekim, aq është edhe mallkim”, u shpreh Rama.

Ai përfundoi duke theksuar se arritjet e qeverisë nuk mjaftojnë nëse nuk komunikohen në mënyrën e duhur.

“Ne vetë e bëmë Shqipërinë një vend ku krahasimet nuk i bën kush me dje, por me Europën e zhvilluar. Faktet tona shpesh nuk dëgjohen edhe sepse përjetohen si arrogancë. Një e vërtetë e thënë me arrogancë mund të humbasë përballë një gënjeshtre të thënë me empati”, përfundoi kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.