☁️
Tiranë 29°C · Vranët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.66 ▲0.71%
ARI 4,408 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,380 ▲ +0.22% ETH $1,920 ▲ +1.07% XRP $1.0059 ▲ +0.93% SOL $77.0400 ▲ +1.32%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.66 ▲0.71 % ARI 4,408 ▼0.28 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.66 ▲0.71 % ARI 4,408 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Politika

Rama publikon mesazhin e mbështetësit: Dorëhiqu Kryeministër se e bëre Shqipërinë të njohur ndërkombtarisht

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në ditën e 27-të të protestës qytetare që po zhvillohet në Tiranë, ku protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së tij. Rama ka publikuar një status ku shihet mesazhi i një mbështetësi i cili ironizon kërkesat e protestuesve.

Në postimin e publikuar këtë mëngjes, Rama shkruan:

“MIRËMËNGJESdhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë”

Më pas, kryeministri ka ndarë atë që e quan “𝗠𝗮𝗻𝗶𝗳𝗲𝘀𝘁𝗶 𝗶 (𝘀)𝗱𝗼𝗿ë𝗵𝗲𝗾𝗷𝗲𝘀!”, ku rendit një sërë zhvillimesh që, sipas tij, përfaqësojnë arritjet e qeverisë dhe ironizon kërkesat për largimin e tij nga detyra.

Në statusin e plotë thuhet:

“Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si ‘Millennials’ me shpresën që “Gen Z” nuk do më denigrojë me komente.Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.Dorëhiqu për aeroportet!Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!Dorëhiqu për negociatat që u hapen!Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.Ose mendoje kështu: Dorëhiqu…në 2030! 🇪🇺🇦🇱Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.”

Postimi i Ramës vjen ndërsa protesta qytetare në Tiranë vijon prej 27 ditësh, me pjesëmarrësit që kanë artikuluar kritika ndaj qeverisë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.