☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 01 June 2026
S&P 500 7,590 ▲0.13%
DOW 50,944 ▼0.17%
NASDAQ 27,069 ▲0.36%
NAFTA 93.12 ▲6.59%
ARI 4,508 ▼1.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $71,250 ▼ -3.26% ETH $1,973 ▼ -1.84% XRP $1.2863 ▼ -3.38% SOL $79.8800 ▼ -2.62%
S&P 500 7,590 ▲0.13 % DOW 50,944 ▼0.17 % NASDAQ 27,069 ▲0.36 % NAFTA 93.12 ▲6.59 % ARI 4,508 ▼1.86 % S&P 500 7,590 ▲0.13 % DOW 50,944 ▼0.17 % NASDAQ 27,069 ▲0.36 % NAFTA 93.12 ▲6.59 % ARI 4,508 ▼1.86 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama reagon sërish për jehonën në Greqi ndaj protestës në Zvërnec: 35 vjet s’e kam parë kurrë këtë mobilizim! (VIDE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj jehonës që ka marrë në mediat greke debati për projektin turistik në Zvërnec, duke ironizuar atë që e cilëson si një aleancë mes kundërshtarëve të investimit dhe mediave në Greqi.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau edhe komentin e një gazetari shqiptar, i cili pyet përse mediat greke nuk kanë treguar të njëjtin interes për rastet e shqiptarëve që kanë humbur jetën në burgjet greke, ndërsa kanë raportuar gjerësisht për protestën e zhvilluar në Zvërnec.

Kreu i qeverisë e lidhi reagimin e madh me projektin që sipas tij synon ta çojë Shqipërinë në një nivel të ri në industrinë e turizmit.

Reagimi i plotë:

“35 VJET S’E KAM PARË KURRË KËTË MOBILIZIM”

Eh vëllai im, po normal, sepse për herë të parë në 35 vite Shqipëria po synon Olimpin e turizmit me një projekt marramendës, që nuk e ka askush në këtë anë të botës

E tani që projektit po i afrohet dita e daljes në dritë, dolën shqiponjat të mbrojnë atdheun nga 4 miliardë Eurot investim të partnerëve amerikanë e katariotë

Dhe për herë të parë në 35 vjet, mediat greke dhe faqet me miliona ndjekës në Greqi, janë me shqiponjat për të shpëtuar atdheun tonë nga ardhja e hoteleve më prestigjiozë të botës, nga 10 mijë vende pune cilësore, nga rritja e prodhimit të përgjithshëm kombëtar me 4% deri në 2030, rritja e të ardhurave për frymë, rritja e pagave e pensioneve (si në Malin e Zi  për shembull largqoftë), nga rritja e vlerës së pronës së çdo vlonjati e jo vetëm, nga zgjerimi i zinxhirit të vlerës për bujqit, peshkatarët, shoferët e me radhë të gjithë subjektet e lidhura me atë zinxhir, nga personazhet botërore të artit, sportit, modës, biznesit, që do vinin e do flinin, disa edhe do blinin edhe shtëpi në Vlorë…

Po lëri këto, po pse pak është shpëtimi i Shqipërisë nga rritja e mëtejshme e imazhit ndërkombëtar, e cila edhe kaq edhe u teprua shumë, se në sytë e botës Shqipëria duhet të jetë mafie, korrupsion, llum

Prandaj të gjithë shqiponjat në protestë sot, se mbulimin nga media greke e keni të garantuar, dy zogj me një gur dmth

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.