☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,423 ▲ +0.4% ETH $1,823 ▲ +1.58% XRP $1.1163 ▲ +1.11% SOL $78.7000 ▲ +0.47%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Politika

Rama: S’bëj “babën” e askujt. Me Albinin na bashkojnë qëllimet, jo metodat. S’kam ndërhyrë kurrë në politikën e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës, duke theksuar se Prishtina është një shtet i pavarur me institucionet dhe drejtuesit e saj.

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Jalë, kreu i qeverisë foli edhe për rolin e tij në krijimin e “Platformës së Tiranës”, duke sqaruar se iniciativa erdhi me kërkesë të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Rama tha se që prej marrjes së detyrës si kryeministër ka pasur një vijë të qartë në raport me Kosovën dhe nuk ka synuar asnjëherë të diktojë vendimmarrjen e institucioneve të saj.

“Unë kam vijën time të kuqe. Unë nuk bëj ‘babën’ e askujt që ka shtëpinë e vet. Kosova ka kryeministrin e vet, institucionet e veta dhe ka pasur një kohë përpara se unë të bëhesha kryeministër, kur nga Tirana i tregohej Kosovës se çfarë duhej të bënte. Kanë qenë vite brutale nga vulgariteti i politikës së jashtme në tërësi dhe politikës rajonale në veçanti, brutalisht injorante, që ka sjellë vetëm dëme”, u shpreh ai.

Duke folur për marrëdhëniet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Rama tha se pavarësisht dallimeve në qasje, të dy ndajnë të njëjtat objektiva.

“Kosova është shtet tjetër, nuk është krahinë e Shqipërisë, nuk varet nga ne, ka institucionet e veta. Unë Albinin e takoj me shumë kënaqësi, se ne ecën shumë mirë muhabeti dhe bëjmë shumë humor me njëri-tjetrin, por nuk jemi në kushte ku unë t’i them: ‘Hajde këtu ti…’. Jemi në kushte ku secili ka shtetin e vet dhe mendjen e vet. Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat i kemi të ndryshme, por kjo s’ka problem”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe te “Platforma e Tiranës”, duke theksuar se roli i tij ka qenë vetëm të lehtësonte dialogun mes partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Ramës, dokumenti ishte rezultat i dakordësisë së vetë partive shqiptare për çështjet që i bashkonin dhe synonte që asnjëra prej tyre të mos bëhej pjesë e qeverisë pa marrë garanci për përfshirjen e këtyre kërkesave në programin qeverisës. Ai shtoi se iniciativa nuk ishte e tij, por erdhi me kërkesë të vetë faktorëve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Së bashku me të gjitha forcat politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kemi pasur një tryezë përpara formimit të qeverisë, ku unë thjesht kam lehtësuar uljen së bashku dhe komunikimin mes tyre. Ajo që u quajt ‘Platforma e Tiranës’ ishte një dokument dakordësimi i të gjitha partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut për çfarë kishin të përbashkët, që askush të mos hynte në qeveri pa marrë garanci se ato pika do të konsideroheshin nga kryeministri propozues. Nuk ishte e lehtë t’i ulje të gjithë në një tryezë, por funksionoi në atë kohë dhe ishte diçka pozitive. Ishte kërkesë e tyre, nuk ishte nxitja ime”, deklaroi Rama.

Ai theksoi gjithashtu se nuk ka ndërhyrë asnjëherë në proceset politike të Maqedonisë së Veriut për të favorizuar ndonjë forcë politike.

“Unë kam një miqësi me Ali Ahmetin, por askush nuk mund të thotë dhe nuk mund ta mbështesë me fakte se unë kam ndërhyrë ndonjëherë në fushatë në Maqedoninë e Veriut apo kam bërë ndonjë gjë për të favorizuar njërin e dëmtuar tjetrin”, u shpreh Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.