☁️
Tiranë 23°C · Vranët 11 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 97.68 ▲2.37%
ARI 4,672 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
₿ CRYPTO
BTC $81,063 ▲ +0.33% ETH $2,332 ▲ +0.31% XRP $1.4507 ▲ +1.72% SOL $95.1700 ▲ +1.45%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 97.68 ▲2.37 % ARI 4,672 ▼1.24 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 97.68 ▲2.37 % ARI 4,672 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
11 May 2026
Breaking
Politika

Rama: Shqipëria po performon si vendet e BE në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama , së bashku me negociatoren për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik” dhe njëkohësisht Drejtore të Përgjithshme të Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta (Shahollari) , zhvilluan sot një konferencë për mediat ku u ndalën tek zhvillimet kryesore në fushën e prokurimeve publike.

Rama theksoi se Shqipëria paraqitet me rezultate shumë të mira, krahasuar me disa vende anëtare të Bashkimit Europian, duke sjellë të dhëna konkrete nga raportet e Gjykatës Europiane të Llogarive .

Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh se “Nëse e vendosim në kontekst pozicionin e vendit tonë në indikatorët kryesorë që përcakton BE për konkurrueshmërinë, po të shohim tabelën, nëse mesatarja e kontratave me një ofertues të vetëm është 32.3% në vendet e BE-së, për Shqipërinë ato janë në masën 23.5%. Në vitin 2025, numri i prokurimeve publike që janë mbyllur me fitues dhe kanë pasur vetëm një ofertues është 12%, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 14%.”

Rama shtoi se këto tregues e vendosin Shqipërinë në një fazë të avancuar të përparimit në këtë fushë dhe në një pozicion të favorshëm në tryezën e negociatave me BE.

“Edhe në numrin e ofertuesve për procedura, që raporti e përcakton si 3.2 ofertues, Shqipëria është me 3.7 ofertues mesatarisht. Dhe më tutje, në Shqipëri, në vitin 2025, numri i prokurimeve publike që janë mbyllur me fitues dhe kanë pasur vetëm një ofertues është 12%, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 14%

Ai iu referua gjerësisht raportit të Gjykatës Europiane të Llogarive, i cili evidenton problematika të vendeve anëtare të BE-së, si mungesa e konkurrencës në kontratat publike, mbi 40% të garave të zhvilluara me vetëm një ofertues gjatë një periudhe 10-vjeçare, mungesë ndërgjegjësimi për faktin se konkurrenca është parakusht kyç për vlerën e parasë në prokurimet publike, si dhe kohëzgjatja mesatare e procedurave e rritur me 50%.

“Raporti flet për një nivel konkurrence për kontratat publike në rënie gjatë viteve të fundit, flet për një mungesë ndërgjegjësimi lidhur me faktin që konkurrenca është një parakusht kyç për vlerën e parasë në prokurimet publike, flet për treguesit kyç për matjen e konkurrencës që mbeten të pakënaqshme në shumicën e shteteve anëtare, flet për mbi 40% të garave të bëra me vetëm një ofertues për një periudhë 10-vjeçare, flet për mungesë konkurrence që ndikon në çmimet dhe në kosto dhe për një kohëzgjatje mesatare të procedurave të rritura me 50%

Duke e vendosur Shqipërinë në këtë pasqyrë, Rama theksoi “Vendi ynë është midis vendeve si Suedia (22.9%), Gjermania (22.6%), Finlanda (20.3%) dhe Franca (20%). Shqipëria është mbi këto vende me shumë pak, pra 23.5%. Kjo tregon se jemi në një fazë të avancuar dhe me ecuri të jashtëzakonshme në fushën e prokurimeve publike.”

“Ndërkohë, kur shkalla e publikimit dhe pjesëmarrja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mbeten në nivele të pakënaqshme, këto janë vetëm disa nga gjetjet e raportit të Gjykatës Europiane të Llogarive për vendet e BE-së. Ndërkohë, nëse e vendosim në kontekst pozicionin e vendit tonë në indikatorët thelbësorë që përcakton BE, konkurrueshmëria, dhe po të shohim në tabelën e konkurrueshmërisë pozicionin e vendit tonë, mesatarja e kontratave me një ofertues të vetëm përbëjnë 32.3% të kontratave në vendet e BE-së, për Shqipërinë ato janë në masën 23.5%. Në pasqyrën e përgjithshme të shteteve anëtare ka një grup të madh vendesh që fillojnë nga 57.4% dhe zbresin deri në 35.8%. Shqipëria është ndërmjet këtyre vendeve dhe vendeve si Suedia 22.9%, Gjermania 22.6%, Finlanda 20.3%, Franca 20%, dhe vendi ynë është mbi këto me shumë pak.”

Kryeministri nënvizoi se këto rezultate nuk janë thjesht statistika, por dëshmi e qartë e përparimit të Shqipërisë dhe e vlerësimit objektiv nga partnerët ndërkombëtarë, duke e vendosur vendin në një pozicion të fortë në negociatat me BE dhe duke treguar se Shqipëria po performon në nivelin e standardeve europiane në fushën e prokurimeve publike.

“Të gjitha këto nuk thonë asgjë më shumë e asgjë më pak se fakti që Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar të përparimit në këtë fushë dhe, nga ana tjetër, në pozicionin e saj në tryezën e negociatave me BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.