🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 93.89 ▲1.39%
ARI 4,166 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,028 ▼ -0.88% ETH $2,665 ▲ +0.24% XRP $1.4743 ▼ -2.12% SOL $117.0200 ▼ -3.16%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.89 ▲1.39 % ARI 4,166 ▼0.05 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.89 ▲1.39 % ARI 4,166 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Politika

Rama: Shqiptarët po rikthehen në atdhe. Çdo vit rreth 300 milionë euro të ardhura më shumë

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delfit në Athinë, zhvilloi një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës greke Kathimerini.

Në fjalën e tij, Rama u ndal te migracioni, sundimi i ligjit, marrëdhëniet me Greqinë dhe sfidat e krimit të organizuar, duke theksuar se Shqipëria po përjeton një periudhë përmirësimi të ndjeshëm.

Rama pranoi se shqiptarët kanë vijuar të largohen nga vendi, por theksoi se një pjesë e madhe po rikthehen.

“Së pari, gjysmë milioni nuk është një shifër e saktë, por po, shqiptarët kanë vazhduar të largohen dhe mendoj se është gjëja më normale për një vend që ka kaluar 50 vjet izolim të plotë. Dhe për një popull që gjithmonë ka pasur dëshirë të emigrojë dhe të kërkojë një jetë më të mirë, por nga ana tjetër, mendoj se ka prova të qarta që shqiptarët po kthehen gjithashtu. Pra, ende jemi në një bilanc negativ mes atyre që largohen dhe atyre që kthehen,” tha ai.

Kryeministri shtoi se ekonomia po njeh rritje të ndjeshme, qw sikurse ai tha, “Çdo vit jemi në rreth 300 milionë euro më shumë të ardhura krahasuar me vitin e kaluar dhe mbi 100 milionë mbi vlerën e parashikuar. Është rritje dhe ngushtim i ekonomisë informale.”

Mw tej Rama u ndal edhe te sfidat e shtetit të së drejtës, duke theksuar se, “Kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit, sigurisht që kemi probleme dhe po përmirësohemi. Nëse synon të jesh anëtar i BE, shteti i së drejtës nuk mbaron kurrë. Po përmirësohemi, por nuk ka sesi mbyllet. Krimi i organizuar është shpërpjesëtimor; është e vështirë të pranosh një kritikë të tillë kur shkon përtej përmasave, kur sheh portin tonë apo Barcelonën, Roterdamin dhe çfarë qarkullon në këto porte. Pasja e një drejtësie të pavarur që është shumë e angazhuar ndaj krimit është shumë e jashtëzakonshme.”

I pyetur drejtpërdrejt nga Papahelas nëse krimi i organizuar është faktor në Shqipëri, Rama u përgjigj prerë: “Po, ekziston kudo, por pavarësia e plotë e gjyqësorit është garancia që ne po e luftojmë.”

Kryeministri u ndal edhe te deklarata e tij e mëparshme “nuk jeni nipërit e Platonit”, duke e cilësuar si humor.

“I vetmi problem që kam me grekët dhe shqiptarët, me shqiptarët sidomos, është marrja e vetes shumë seriozisht. Duhet të jemi të ndjeshëm ndaj historisë së njëri-tjetrit dhe ta respektojmë. Nuk ka qenë moment i keq, ndoshta isha thjesht unë që po bëja humor me njerëz shumë seriozë. Ndoshta nuk isha në vendin e duhur. Sa herë që vij, ndiej se kam rënë në dashuri me këtë vend. Si mund të jem armiqësor?” tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.