🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 93.55 ▲1.03%
ARI 4,164 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $82,998 ▼ -0.74% ETH $2,657 ▲ +0.06% XRP $1.4730 ▼ -2.23% SOL $116.7700 ▼ -3.31%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.55 ▲1.03 % ARI 4,164 ▼0.12 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.55 ▲1.03 % ARI 4,164 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Konflikti SHBA - Iran

Bessent i bën thirrje Libanit të godasë rrjetet financiare iraniane dhe të Hezbollahut: veprim “vendimtar” kundër financimit

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, i ka bërë thirrje qeverisë libaneze të marrë masa “vendimtare” për të çmontuar rrjetet financiare iraniane dhe të Hezbollahut, siç raporton Al Jazeera.

Sipas raportimit të Al Jazeera, Bessent u takua me kryeministrin libanez Nawaf Salam dhe ministrin e Financave Yassine Jaber, ku theksoi rëndësinë e përparimit të reformave kyçe në sektorin financiar për të rikthyer besimin në sistemin bankar të Libanit.

Në një postim në X pas takimit, sekretari amerikan i Thesarit nënvizoi se goditja e financimit të rrjeteve të lidhura me Iranin është pjesë e presionit ekonomik që Uashingtoni po ushtron ndaj Teheranit në kuadër të luftës së nisur në fund të shkurtit.

Thirrja vjen ndërsa SHBA-ja po mban në fuqi bllokadën detare ndaj porteve iraniane dhe po kërkon shtrëngimin e sanksioneve financiare, me qëllim ndërprerjen e burimeve të të ardhurave që, sipas Uashingtonit, mbajnë në këmbë makinën luftarake iraniane dhe aleatët e saj rajonalë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.