⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.72 ▲2.65%
ARI 4,101 ▼1.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,824 ▼ -2.13% ETH $2,403 ▼ -2.51% XRP $1.3279 ▼ -2.92% SOL $103.8600 ▼ -2.97%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.72 ▲2.65 % ARI 4,101 ▼1.19 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.72 ▲2.65 % ARI 4,101 ▼1.19 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama tregon si po manipulohet opinioni publik: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në prote

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke komentuar një rast që, sipas tij, ilustron mënyrën se si manipulohet opinioni publik në rrjet.

Duke iu referuar dy fotografive të publikuara, ai ngre akuza për kontradikta mes mesazheve publike dhe veprimeve reale të një personazhi të përfshirë në debatet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mjedisit në zonën e Kalasë së Durrësit.

Në reagimin e tij, Rama thekson se rasti tregon “algoritmin e manipulimit në rrjetet sociale”, ku, sipas tij, individë që shkelin ligjin paraqiten si zëra të interesit publik.

“Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë.

Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës Historike, sipas projektit të miratuar.

Djathtas: Një protestuese e përbetuar për mbrojtjen e mjedisit që bërtet, “Diaspora këtë vit nuk do të vijë për pushime, por për protestë”. Ajo është vetë ndërtuesja e shtesës pa leje, e cila ka deklaruar përpara meje se do hidhet me kokë nga tarraca, po nuk e pranon fondin e shpronësimit të atij çibani ngaqë i duket pak!

Pikërisht kështu funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale:

Një shkelëse e ligjit, qëndrestare kundër pastrimit të trashëgimisë kulturore nga çibanët e ndërtuar pa leje vishet me flamurin e interesit publik, ve kujën për atdheun në rrezik dhe kthehet në heroinë.

Fakti pastaj që ky personazh grotesk është edhe militante e vajmedet Partisë Demokratike, e fut rastin në një kornizë shembullore të dashurisë për natyrën. Çibani ka një hipotekë nga koha e dy gishtave”, shkruan Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.