☁️
Tiranë 14°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,064 ▲ +0.36% ETH $2,241 ▲ +0.01% XRP $1.1574 ▼ -0.1% SOL $89.7100 ▲ +0.19%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Rasti Baki Goxhaj/ Avokati i Popullit kërkon trajtim dhe siguri nga autoritetet izraelite

Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë, Endrit Shabani, ka reaguar pas ndalimit të shtetasit shqiptar Baki Goxhaj nga autoritetet izraelite gjatë ndërhyrjes ndaj nismës humanitare “Global Sumud Flotilla”, që synonte dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës.

Përmes një komunikimi zyrtar, Shabani bëri të ditur se ka kontaktuar homologun e tij izraelit, Matanyahu Englman, duke kërkuar garanci të plota për respektimin e të drejtave, integritetit fizik dhe trajtimit të qytetarit shqiptar.

Sipas Avokatit të Popullit, mbrojtja e të drejtave të shtetasve shqiptarë përbën një detyrim kushtetues, ndërsa çështja po ndiqet edhe në kuadër të rolit të tij si President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut (AOM).

Shabani shprehu besimin se autoritetet izraelite do të angazhohen për të garantuar trajtim dinjitoz ndaj Goxhajt, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Institucioni i Avokatit të Popullit do të jetë i palëkundur në mbrojtje të z. Goxhaj deri në garantimin e plotë të sigurisë, të drejtave dhe kthimit të tij të sigurt”, thuhet në reagim.
Ndërkohë, ndalimi i aktivistëve të përfshirë në flotiljen humanitare ka ngjallur reagime ndërkombëtare. Në një video të publikuar nga ministri izraelit Itamar Ben-Gvir, shfaqeshin mbi 400 aktivistë të ndaluar nga forcat izraelite gjatë ndërhyrjes në ujërat ndërkombëtare.

Sipas raportimeve, aktivistët janë transportuar në portin e Ashdodit, ku janë filmuar të gjunjëzuar, me sy të lidhur dhe me duar të prangosura.

Pamjet kanë shkaktuar reagime nga liderë europianë dhe organizata ndërkombëtare, të cilat kanë ngritur shqetësime për trajtimin e të ndaluarve dhe respektimin e dinjitetit njerëzor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.